TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Korrik 2026, 10:14

Sulmi ndaj gazetarit Ilir Demalia, arrestohet një nga autorët; në kërkim bashkëpunëtori

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi ndaj gazetarit Ilir Demalia, arrestohet një nga autorët; në
Ilir Demalia

Policia ka arrestuar një nga autorët e dyshuar të sulmit fizik ndaj analistit Ilir Demalia, ndërsa vijon kërkimet për personin tjetër të përfshirë në ngjarje.

Sipas njoftimit zyrtar, në pranga është vënë shtetasi Roland Sula, ndërsa bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim. Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën "Çamëria" në Tiranë.

Sipas Policisë, hetimet paraprake tregojnë se konflikti dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta dhe jo për arsye politike. Menjëherë pas denoncimit, autorët u identifikuan, ndërsa u sekuestrua edhe automjeti i përdorur gjatë ngjarjes.

Një ditë më parë, Ilir Demalia rrëfeu në një intervistë për "TCH" se ishte sulmuar nga dy persona sapo kishte dalë nga banesa.

Sipas dëshmisë së tij, konflikti nisi pas një mosmarrëveshjeje me një banor të zonës, i cili e kishte akuzuar se kishte njoftuar Policinë për automjete të parkuara në mënyrë të parregullt në rrugë.

"U dhunova sepse bëra një detyrë qytetare, që çdo qytetar i këtij vendi duhet ta bëjë, të denoncojë çdo rast shkeljeje që vëren apo me të cilin përballet", deklaroi Demalia.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e personit të dytë të dyshuar si i përfshirë në sulm.

ilir demalia dhune arrestohet

Lini një Përgjigje