Cristiano Ronaldo ka konfirmuar zyrtarisht se Botërori i ardhshëm do të jetë i fundit në karrierën e tij si futbollist. Ylli portugez, një nga futbollistët më të suksesshëm në historinë e këtij sporti, e bëri të ditur vendimin përmes një deklarate që është shpërndarë gjerësisht në mediat ndërkombëtare dhe rrjetet sociale.
"Po, ky është Botërori im i fundit. Le të shkojmë dhe ta shijojmë atë!", u shpreh Ronaldo, duke lënë të kuptohet se synimi i tij është ta mbyllë rrugëtimin në Kupën e Botës me një tjetër paraqitje të rëndësishme.
Deklarata e 40-vjeçarit ka ngjallur reagime të shumta nga tifozët, ish-futbollistët dhe personalitete të sportit, të cilët e konsiderojnë Ronaldon një nga figurat më të mëdha të futbollit botëror.
Me pesë pjesëmarrje në Kupën e Botës dhe një karrierë të mbushur me trofe individualë e ekiporë, Cristiano Ronaldo do të bëjë një mbyllje dinjitoze të aventurës së tij në skenën më të madhe të futbollit ndërkombëtar.
Lini një Përgjigje