TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Korrik 2026, 21:42

“U zgjodh rruga e provokimit që të prodhohej propagandë”, aktori i njohur tregon nga se ka frikë Rama

Shkruar nga Pamfleti
“U zgjodh rruga e provokimit që të prodhohej
Besmir Bitraku

Aktori i njohur Besmir Bitraku u shpreh në protestë se sot u zgjodh rruga e provokimit qëllimisht që të prodhohej propagandë.

Ai tha se Rama nuk e kupton këtë moment historik sepse ka frikë, duke qenë që i ka premtuar mafias dhe tani populli nuk po e lejon.

“U zgjodh rruga e provokimit që të shkaktohej përplasje dhe të prodhoheshin pamje dhe propagandë si në Rrjoll dhe Zvërnec. Poshtë patronazhistëve.

Dhuna është te paketa e maleve, te shpopullimi. Nuk po kuptoni rëndësinë e këtij çasti historik, pushteti nuk mund të jetë dhe i kapur dhe arbitër i frikës që prodhon vetë.

Kryeministri ka frikë sepse kur ke të bësh me oligarkë dhe mafie që u ke dhënë fjalën dhe populli thotë jo, është problem”, tha Bitraku.

 

besmir bitraku

Lini një Përgjigje