
Pas mbylljes së seancës plenare të kësaj të hëne, jashtë Kuvendit ka pasur sërish tensione.
Disa protestues u zunë pritë deputetëve në momentin e daljes nga godina e Parlamentit, duke i qëlluar me vezë.
Protestuesit ishin mbledhur para Kuvendit që në nisje të seancës plenare, rreth orës 10:00, ku u regjistruan incidente të shumta mes tyre dhe forcave të policisë.
Gjatë përplasjes, policia arrestoi organizatorin e protestës, Arben Kola, ndërsa përdori edhe spraj në fytyrë ndaj protestuesve me qëllim shpërndarjen e turmës.
Pavarësisht tensioneve dhe ndërhyrjes së policisë, protestuesit vijuan qëndresën për disa orë jashtë Parlamentit, duke pritur përfundimin e seancës plenare. Në momentin kur deputetët dolën nga godina, ata u zunë pritë dhe i qëlluan me vezë, çka solli një tjetër moment tensioni në hyrje-daljen e Kuvendit.
Lini një Përgjigje