TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Korrik 2026, 19:42

"Më vodhën pronat në Divjakë", akuza nga protesta: Argita Berisha me Lulzim Bashën privatizuan Himarën

Shkruar nga Pamfleti

"Më vodhën pronat në Divjakë", akuza nga protesta:

Një qytetare që mori fjalën në protestën e 39-të kundër kryeministrit Edi Rama iu përgjigj deklaratave të kreut të qeverisë. Ky i fundit, më herët i cilësoi protestuesit si "korba e sorra të bulevardit".

Në fjalën e saj, ajo hodhi akuza të forta ndaj qeverisë dhe kabinetit qeveritar.

“Sorrat dhe korbat i ka në kabinetin e vet, në Kryeministri. Gjysmën i ka në burg, gjysmën tjetër aty, kurse oligarkët i ka te kazinoja e Olsi Ramës në Amerikë”, tha protestuesja.

Ajo vijoi me akuzat ndaj qeverisë dhe institucioneve, teksa foli edhe për sistemin bankar, pronat dhe korrupsionin.

“Nuk keni parë gjë akoma. Bankat po bëjnë pastrim parash. Floriri u vodh, bankat po vidhen nga  Linda Rama. Pasuria e kombit u vodh. Me çfarë do të jetojë kjo rini?”, u shpreh qytetarja.

Ajo u ndal edhe te çështja e pronave, duke theksuar se është dëmtuar nga vendimet e marra ndër vite.

“Unë jam 70 vjeçe, s’kam nevojë më për asgjë. Pronat m’i vodhën në Divjakë. Himarën e privatizoi Rama, kurse Divjakën e privatizoi Argita Berisha me Lulzim Bashën, me 1 euro metri katror. Ku jam unë si pronare?”, tha qytetarja.

Në fund të fjalës së saj, protestuesja bëri thirrje për vijimin e protestave dhe përdori një gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit.

“Ky, Rama, do të shkojë te sorrat, ndërsa ne këtu do të mblidhemi, të gjitha gratë, të rrethojmë Kryeministrinë. Gjakderdhje të bëhet, vetëm ai të qërohet. Kam 35 vite që vuajmë me këtë sistem të korruptuar”, përfundoi ajo.

protestuese rama qeveri tubim dita 39

Lini një Përgjigje