Ankimi i paraqitur në Gjykatën Kushtetuese nuk është thjesht një akt procedural. Ai është një kërkesë që shteti shqiptar të përballet me të kaluarën e tij dhe të verifikojë nëse gjatë gjithë këtyre viteve janë respektuar garancitë kushtetuese të procesit të rregullt ligjor.
Kjo është dosja e dorëzuar në mars të këtij viti në Gjykatën Kushtetuese për Masakrën e Peshkëpisë! Nuk e kanë dorëzuar institucionet, por një grup fare i vogël atdhetarësh që Kombin nuk e duan me fjalë! Pa asnjë mbështetje të autoriteteve që e kanë për detyrë, kjo dosje u depozitua! Kërkohet drejtësi dhe hetim i plotë… që Belerët dhe beleristët të përgjigjen para drejtësisë për akuzat e ngritura! Të përgjigjen plotësisht. Kush hesht është bashkëpuntor!
Masakra e Peshkëpisë nuk është vetëm një plagë e hapur e historisë sonë, por edhe një provë e rëndë për shtetin e së drejtës. Shteti shqiptar duhet të zgjohet, të lërë patetizmat dhe të merret seriozisht me këtë masakër! Kombi nuk mbrohet me fjalë e fjalime, por me vepra! Shtetarët të merren me fakte e jo me fjalë që i merr era! Dosja është fakt!
Dorëzimi i ankimit në Gjykatën Kushtetuese në muajin mars përfaqëson një përpjekje institucionale për të kërkuar rivendosjen e ligjshmërisë dhe shqyrtimin e pretendimeve se hetimi i kësaj ngjarjeje ka qenë i paplotë dhe i cenuar nga shkelje procedurale. Nëse ankimi ngre pretendime serioze për mungesë të një hetimi efektiv, zhdukje dokumentesh, moskryerje të veprimeve hetimore apo shkelje të procesit të rregullt ligjor, ato meritojnë një shqyrtim të plotë dhe të paanshëm nga organet përkatëse.
Heshtja, mosveprimi ose tolerimi i mangësive në hetim përbëjnë një dështim të rëndë të shtetit përballë qytetarëve dhe viktimave dhe është një shkelje ndaj gjakut të dy dëshmorëve, Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini.
Ankimi i paraqitur në Gjykatën Kushtetuese nuk është thjesht një akt procedural. Ai është një kërkesë që shteti shqiptar të përballet me të kaluarën e tij dhe të verifikojë nëse gjatë gjithë këtyre viteve janë respektuar garancitë kushtetuese të procesit të rregullt ligjor. Kjo dosje duhet çuar deri në fund! Kjo ngjarje do zbardhur dhe përgjegjësit të marrin atë që meritojnë. Alfred, Fredi, Dionis Beleri duhet të përgjigjet për akuzat e përfshira në dokumentet hetimore! Për të gjitha!
Gjaku i Fatmir Shehut dhe Arsen Gjinit nuk mund të mbetet peng i harresës, i procedurave të dështuara apo i kalkulimeve politike. Drejtësia e vonuar nuk është drejtësi, por mosdhënie drejtësie. Shqipëria u detyrohet familjeve të viktimave dhe qytetarëve të saj zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, pa përjashtime, pa privilegje dhe pa ndikime politike.
Lini një Përgjigje