Me një pjesëmarrje historike, mijëra shqiptarë kanë rrethuar godinën qeveritare mbrëmjen e sotme. Gjatë marshimit, nga altoparlantët dhe pjesëmarrësit u përcoll mesazhi se Kryeministria tashmë ishte “e rrethuar” nga qytetarët dhe se kërkesa e tyre mbetej e pandryshuar: largimi i kryeministrit nga detyra.
“Kryeministria është rrethuar. Në këtë moment i themi kryeministrit: je i rrethuar. Jep dorëheqjen”, ishte një nga thirrjet e artikuluara gjatë marshimit.
Teksa marshonin rreth godinës së qeverisë, qytetarët kanë shoqëruar protestën me thirrje të shumta si "Edi Rama je i rrethuar, jep dorëheqjen", "Hetoni Ramën", "Rama në burg" dhe "Berisha në burg".
Protesta e kësaj të shtune ka mbledhur mijëra qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora, të cilët gjatë gjithë mbrëmjes kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, ndryshime politike dhe luftë kundër korrupsionit.
Marshimi rreth godinës së qeverisë përbën një nga momentet kulmore të protestës, e cila, sipas organizatorëve, do të vijojë edhe në orët në vijim.
Lini një Përgjigje