TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Qershor 2026, 21:21

Doli në protestë kundër Ramës, ja komenti i Neomalësores për gazetarët!

Shkruar nga Pamfleti
Doli në protestë kundër Ramës, ja komenti i
Marjana Koçeku nga protesta para Kryeministrisë

Deputetja Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si “Neomalësorja”, i është bashkuar mega protestës së sotme para Kryeministrisë në Tiranë.

Prania e saj në tubimin e 21-të kundër qeverisë tërhoqi vëmendjen e pjesëmarrësve dhe mediave, veçanërisht pas largimit të saj të fundit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

E pyetur nga gazetarët nëse kishte një koment për pjesëmarrjen në protestë apo zhvillimet politike, Koçeku zgjodhi të mos japë deklarata të detajuara.

“Ta lëmë vëmendjen te protesta. Do prononcohem në një moment të dytë”, u shpreh ajo shkurt.

Prania e deputetes në protestë vjen në një ditë kur kryeministri Edi Rama zhvilloi një mbledhje me grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ndërsa protestues nga Shqipëria dhe diaspora janë mbledhur para Kryeministrisë me kërkesa kundër qeverisë dhe klasës politike.

marjana koçeku proteta

Lini një Përgjigje