TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Korrik 2026, 20:05

Nënë Liza i bashkohet protestës së 37-të: Rama duhet të japë dorëheqjen

Shkruar nga Pamfleti
Nënë Liza i bashkohet protestës së 37-të: Rama duhet
Nënë Liza

Protestës së 37-të kundër kryeministrit Edi Rama, e cila po zhvillohet para godinës së Kryeministrisë, i është bashkuar edhe Nënë Liza, një nga figurat më të njohura të protestave për shembjen e banesave në zonën e "5 Majit".

Duke folur para protestuesve, ajo u ndal te vështirësitë ekonomike me të cilat, sipas saj, përballen qytetarët, duke përmendur pensionet e ulëta, korrupsionin dhe nevojën për ndryshim. Nënë Liza kërkoi largimin e kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ai duhet të japë dorëheqjen.

Në fjalën e saj, ajo rikujtoi edhe ngjarjet e "5 Majit", ku shumë familje mbetën pa banesa pas aksionit të shembjeve, mes tyre edhe ajo vetë.

"Dele e shtazë është ai që nuk del para popullit. Burri që është burrë del e përgjigjet. Duhet të japë dorëheqjen, të largohet. Ky del vetëm me dajak, sepse me dajak na ka nxjerrë. Sepse me dajak na kanë nxjerrë nga shtëpia në mes të dimrit", u shpreh Nënë Liza.

Protesta e ditës së 37-të po zhvillohet para Kryeministrisë me pjesëmarrjen e qytetarëve që prej javësh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa gjatë tubimit vijojnë fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve, të shoqëruara me thirrje kundër qeverisë dhe kastës politike.

 

nëne liza protesta

1 Komente

  1. T
    Tony

    Nene Loke, duro pak se ne sarajet e tij do jetosh e do i gezosh me nipa e mbesa.

    Lini një Përgjigje