TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Korrik 2026, 20:51

Rama u bën karshillëk protestuesve, kalon pranë turmës (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Rama u bën karshillëk protestuesve, kalon pranë turmës
Rama 'sfidon' protestën

Për të 40-ën ditë me radhë, qindra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e kastës politike. Por ndërsa protesta vijonte me thirrje dhe fjalime kundër qeverisë, Rama u largua nga godina e Kryeministrisë, duke kaluar me eskortën e tij pranë protestuesve.

Kalimi i kryeministrit pranë tubimit u shoqërua me vijimin e protestës, ku qytetarët përsëritën thirrjet që kanë dominuar lëvizjen prej 40 ditësh, mes tyre "Rama jepe dorëheqjen", "Rama në burg, Berisha në burg" dhe "Shqipëria kërkon revolucion".

Edhe këtë të enjte, protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin Skënderbej, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë, ku u mbajtën fjalime kundër qeverisë dhe u kërkua sërish largimi i Edi Ramës nga drejtimi i vendit.

Protesta, e cila ka hyrë në ditën e saj të 40-të, vijon të zhvillohet çdo mbrëmje në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ndërsa organizatorët kanë deklaruar se tubimet nuk do të ndalen deri në dorëheqjen e kryeministrit dhe realizimin e kërkesave të tyre.

 

 

protesta rama

Lini një Përgjigje