TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Korrik 2026, 15:23

Temperaturë, kollë dhe dobësi kronike; Norvegjia ndërron hotelin në prag të ndeshjes me Anglinë

Shkruar nga Pamfleti
Temperaturë, kollë dhe dobësi kronike; Norvegjia ndërron
Kombëtarja e Norvegjisë

Norvegjia po përballet me një situatë të pazakontë në prag të çerekfinales së Botërorit ndaj Anglisë. Pas raportimeve të mediave britanike për një helmim të mundshëm ushqimor që mund të ndikonte te skuadra skandinave, rezulton se shqetësimi lidhet me një virus gripal dhe jo helmim.

Sipas raportimeve, virusi ka prekur disa anëtarë të delegacionit norvegjez, të cilët kanë shfaqur simptoma si temperaturë, lodhje dhe kollë. Sulmuesi Strand Larsen ka lënë pas problemet shëndetësore dhe është rikthyer në stërvitje me ekipin, ndërsa mbrojtësi Pedersen vazhdon të qendrojë i izoluar në hotel si masë paraprake.

Problemet nuk kanë kursyer as trajnerin Stale Solbakken, i cili në konferencën për shtyp pranoi se është ndier i rraskapitur pas ndeshjes me Brazilin.

"Lashë stafin që të festonte pas ndeshjes me Brazilin. Isha shumë i lodhur, shkova drejt e në shtrat", u shpreh Solbakken.

Lajmi më inkurajues për norvegjezët ka të bëjë me Erling Haland. Sulmuesi i Mançester Sitit nuk ka shfaqur asnjë simptomë dhe po stërvitet normalisht me ekipin, duke qenë i gatshëm për sfidën e rëndësishme në Miami.

Ndërkohë, në Federatën Norvegjeze të Futbollit nuk është pritur mirë jehona që ka marrë situata në mediat angleze. Sipas raportimeve, drejtuesit e federatës e shohin këtë si një përpjekje për të krijuar presion psikologjik ndaj skuadrës para ndeshjes.

Nga ana tjetër, Anglia vijon përgatitjet pa e nënvlerësuar kundërshtarin. Trajneri Tomas Tuhel dhe futbollistët e tij mbeten të fokusuar maksimalisht, të vetëdijshëm se një Norvegji me Haaland në formë të shkëlqyer përbën një kundërshtar të rrezikshëm, pavarësisht problemeve gripale që kanë prekur një pjesë të ekipit.

norvegjia kupa e botës

Lini një Përgjigje