TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Korrik 2026, 15:50

Erdogan “ja mbledh” Ramës pas flirteve me Izraelin, Ankaraja kërkon territor në fushën e mbrojtjes

Shkruar nga Pamfleti
Erdogan “ja mbledh” Ramës pas flirteve me Izraelin, Ankaraja
Rama-Erdogan

Erdogan mbledh kupolën e sigurisë për Ramën, në fokus industria ushtarake

Teksa qeveria shqiptare po zgjeron bashkëpunimin strategjik me Izraelin në sektorin e mbrojtjes, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i ka dërguar një tjetër sinjal Edi Ramës.

Në kuadër të Samitit të NATO-s, Rama ka zhvilluar sot një takim me presidentin turk, një lëvizje strategjike për të sheshuar qejfmbetjet.

Edi Rama prej disa kohësh është duke flirtuar me Tel Avivin. Vizita në Izrael u prit me shumë zemërim nga Ankaraja. Mirëpo, kryeministri nuk u ndal me kaq. Së fundmi u inaugurua Shkolla Kombëtare e Fluturimit, e ngritur në partneritet me kompaninë izraelite Elbit Systems, ndërsa kryeministri Rama shpalli objektivin për ngritjen e Shkollës Kombëtare të Forcave Speciale. Bashkëpunimi mes dy vendeve shtrihet gjithashtu në fushën e industrisë ushtarake, sistemeve të armatimit, mjeteve ajrore pa pilot, sigurisë kibernetike dhe projekteve të teknologjisë së mbrojtjes.

Kjo bëri që shumë media turke ta sulmonin kryeministrin, duke e akuzuar se ia ka shitur Shqipërinë Izraelit. Po ashtu, shumë mbështetës të Erdoganit mbështesin protestat në Tiranë kundër qeverisë.

Erdogan “ja mbledh” Ramës pas flirteve me Izraelin, Ankaraja

I gjendur mes dy zjarreve, Rama i shkoi sot në zyrë Erdoganit, me shpresën se do të qetësojë raportet.

Përkrah Erdoganit ishin ministri i Jashtëm Hakan Fidan, ministri i Mbrojtjes Yaşar Güler, kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MİT) İbrahim Kalın, zëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çelik, drejtori i Komunikimit, Burhanettin Duran, si dhe këshilltari për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme, Akif Çağatay Kılıç.

Sipas njoftimit, fokusi ishte mbrojtja. Pra, duket se Erdogani 'ia ka futur këmbët në një këpucë' Ramës, i cili po i jep territor Izraelit.

"Presidenti ynë, z. Recep Tayyip Erdoğan, priti në Kompleksin Presidencial Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili ndodhet në Ankara për Samitin e Liderëve të NATO-s. Gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Shqipërisë, si dhe çështjet rajonale dhe globale. Presidenti ynë deklaroi se po punojmë për të avancuar më tej marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shqipërisë dhe se dëshirojmë veçanërisht të thellojmë bashkëpunimin tonë në fushën e industrisë së mbrojtjes", thuhet në deklaratë.

Pra, Rama duket se po tenton ta mbajë mirë me të dy krahët. Nga njëra anë bashkëpunon me Izraelin, nga ana tjetër tenton ta mbajë mirë me Erdoganin. Kjo edhe për shkak të frikës nga protestat, pasi gojët e liga thonë se Ankaraja po i mbështet fuqishëm.

Erdogan “ja mbledh” Ramës pas flirteve me Izraelin, Ankaraja

rama erdogan

Lini një Përgjigje