Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar nivel të lartë rreziku për disa qarqe të vendit gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme.
Sipas njoftimit, rreziku do të jetë “I LARTË” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Berat, ndërsa në qarqet e tjera pritet nivel rreziku “I MODERUAR”.
Në disa zona të veçanta rreziku mund të jetë lokalisht “I LARTË”, konkretisht në jug të qarkut Shkodër, në pjesën perëndimore të qarkut Dibër dhe në veriperëndim të qarkut Vlorë. Intensiteti më i madh i rrezikut pritet gjatë ditës së sotme.
Sa i përket kushteve atmosferike, pasditen e sotme nuk parashikohen reshje shiu.
Ndërkohë, nesër priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Korçë, ndërsa në qarqet Lezhë, Tiranë dhe Elbasan mund të ketë reshje të dobëta lokale.
Temperaturat për ditën e nesërme pritet të variojnë nga 20 deri në 31°C në zonat bregdetare, nga 17 deri në 35°C në zonat e ulëta dhe nga 14 deri në 30°C në zonat malore.
Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme.
Lini një Përgjigje