TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Korrik 2026, 10:20

Përplasje mes protestuesve dhe policisë para Kuvendit, plagosen tre efektivë

Shkruar nga Pamfleti

Pas njoftimit për plagosjen e tre efektivëve, ministri i Brendshëm, Besford Lamallari, doli nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit për të ndjekur nga afër gjendjen e policëve të lënduar.

Përplasje mes protestuesve dhe policisë para Kuvendit, plagosen tre
Përplasje mes protestuesve dhe policisë para Kuvendit

Tensionet jashtë Kuvendit vijojnë të jenë të larta edhe para nisjes së seancës plenare. Protesta e organizuar përpara godinës së Parlamentit është shoqëruar me përplasje mes qytetarëve dhe forcave të policisë.

Me mbërritjen e deputetëve në Kuvend, një grup protestuesish hodhën vezë në drejtim të tyre. Situata u përshkallëzua menjëherë dhe policia ndërhyri për të neutralizuar incidentet, duke shoqëruar gjashtë protestues.

Gjatë përplasjeve mbetën të plagosur edhe tre efektivë të Policisë së Shtetit. Pas këtij momenti, protestuesit u zhvendosën drejt zonës së pedonales, ku tentuan të çajnë kordonin e sigurisë të ngritur nga forcat e rendit.

Përplasje mes protestuesve dhe policisë para Kuvendit, plagosen tre

Për të penguar avancimin e turmës, policia përdori spraj lotsjellës. Përplasjet zgjatën për disa minuta, ndërsa forcat e rendit arritën të ruajnë perimetrin e sigurisë përreth Kuvendit.

Në hyrje të Parlamentit ndodhen në gatishmëri edhe dy automjete ujëhedhëse, të vendosura si masë parandaluese. Megjithatë, gjatë përplasjes së parë ato nuk u përdorën për shpërndarjen e protestuesve.

Përplasje mes protestuesve dhe policisë para Kuvendit, plagosen tre

Pas njoftimit për plagosjen e tre efektivëve, ministri i Brendshëm, Besford Lamallari, doli nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit për të ndjekur nga afër gjendjen e policëve të lënduar.

Nga përplasjet kanë mbetur të plagosur edhe tre protestues të cilët janë transportuar me ambulancë për të marrë trajtim mjekësor.

Situata në zonën përreth Parlamentit mbetet nën monitorimin e forcave të policisë, ndërsa protesta vijon paralelisht me zhvillimin e seancës plenare.

 

përplasje mes protestuesve dhe policisë

Lini një Përgjigje