TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Qershor 2026, 12:53

Protesta kundër Ramës zhvendoset në Bruksel, shqiptarët mblidhen pranë institucioneve të BE-së

Shkruar nga Pamfleti
Protesta kundër Ramës zhvendoset në Bruksel, shqiptarët
Shqiptarët protestë në Bruksel

Me dhjetëra shqiptarë janë mbledhur në Bruksel, pranë selive të Bashkimit Europian, në mbështetje të protestave antiqeveritare që prej ditësh po zhvillohen në Tiranë.

Tubimi vjen pas tensioneve të krijuara një javë më parë gjatë një proteste në Shqipëri, ku një protestues u tërhoq zvarrë nga punonjës të sigurisë private të kompanisë që synon të investojë mbi 4 miliardë euro në zhvillimin e një projekti turistik në jug të vendit.

Në pamjet e publikuara nga protesta në Bruksel shihen qytetarë të moshave të ndryshme, përfshirë fëmijë, të mbështjellë me flamuj kombëtarë dhe me pankarta që shprehin kundërshtimin ndaj projektit dhe qeverisë shqiptare.

Protestuesit kanë zgjedhur të mblidhen pranë institucioneve europiane për të tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve ndaj zhvillimeve në Shqipëri dhe kërkesave të tyre.

Ndërkohë, manifestime të ngjashme janë zhvilluar edhe në Londër, ku prej dy ditësh shqiptarët janë mbledhur përpara Ambasadës së Shqipërisë me moton “Shqipëria nuk është në shitje”. 

Protestat nuk janë kufizuar vetëm në Shqipëri dhe Belgjikë. Aktivitete sensibilizuese dhe tubime janë mbajtur edhe nga diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermani, Itali, Zvicër dhe Britani të Madhe.

Protesta kundër Ramës zhvendoset në Bruksel, shqiptarët

Lini një Përgjigje