TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Korrik 2026, 21:34

Protestë kombëtare më 11 korrik, qytetarët thirrje për mobilizim në ditën e koncertit të Kanye West

Shkruar nga Pamfleti
Protestë kombëtare më 11 korrik, qytetarët thirrje për
Vijon protesta

Nga protesta e ditës së 38-të u bë thirrje për një tubim masiv, ndërsa u kritikua përdorimi i 4 milionë eurove nga fondi i emergjencës për koncertin e artistit amerikan

Protestuesit kanë njoftuar se më 11 korrik, në ditën kur në Tiranë do të zhvillohet koncerti i reperit amerikan Kanye West, do të organizohet një protestë kombëtare.

Thirrja u bë gjatë protestës së ditës së 38-të para Kryeministrisë, ku një prej aktivisteve ftoi qytetarët nga e gjithë Shqipëria t'i bashkohen tubimit.

"Meqë jemi te tema e koncertit të Kanye West, në datën 11 thërrasim sërish protestë kombëtare. Në orën 19:00, me të njëjtin flamur dhe të njëjtin qëllim. Kjo protestë i takon popullit. Çdo vendim që merret, merret para popullit dhe jo pas dyerve të mbyllura," deklaroi ajo.

Gjatë tubimit, protestuesit kundërshtuan edhe vendimin e qeverisë për të financuar me fonde publike organizimin e koncertit, duke iu referuar shumës prej 4 milionë eurosh të akorduara për këtë qëllim.

Një protestuese deklaroi se fondi i emergjencës po përdoret për një koncert, ndërsa, sipas saj, në raste të tjera si tërmetet apo përmbytjet qytetarët nuk kanë marrë të njëjtën mbështetje.

"Sot Edi Rama ka zhbllokuar fondin e emergjencës për të paguar biletat e koncertit të Kanye West. Çdo shqiptar do të paguajë nga xhepi 2 euro për këtë koncert, edhe pse nuk do të marrë pjesë," u shpreh ajo.

Sipas protestueses, fondet publike duhej të ishin orientuar drejt pensionistëve, pacientëve në spitale dhe shtresave në nevojë, duke akuzuar qeverinë për prioritete të gabuara në përdorimin e parave të taksapaguesve.

Protesta kombëtare e paralajmëruar për 11 korrik pritet të zhvillohet në të njëjtën orë dhe në të njëjtin vend ku prej 38 ditësh qytetarët mblidhen për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshim të klasës politike.

 

proteste west

3 Komente

  1. s
    studio

    bojkotoni KONCERTIN EJANI Ne proteste....a e di Kanye West qe jane harxhuar fondet e emergjences per te paguar ate.....dhe se MAFIA POLITIKE VENDASE per demagogji eshte gati te shese gjith kombin....per tu dukur mik me TRAMPIN....Kanye West eshte si te gjithe kta ARTISTE ne thonjeza...tonet qe sndihet asnjeri cfare paturpesie...bythlepires koke e kembe....bojkotoni edhe kta...

    1. E
      Ermal Qyprilliu

      Vendim i sakte. Ky legen kryeminister nuk po e kupton se per paret publike duhet ti drejtohet atyre qe e mbushin qypin e buxhetit te shtetit, pra taksapaguesve dhe jo ti shpenzoje ato pare si ja do qejfi atij dhe Blend hajnit me damke. Ato pare jane te popullit o legen kryeminister. Ti po ke nga xhepi yt jepi westit e pwrtej westit por me paret e popullit ske pse banesh zot. Dhe kjo nuk eshte e para her. Shifni ky dhe shkollen private te babes se vet Kristaq Rama e ka financu me fonde te bashkise ne bashkpunim me Erion Veli Legenin, qe kerko pafajesi. Rama, Velia, ajo biba Balluku e gjithe oborri i Ed Rams jane te zhyt ne korrupsion. Ndaj ne 11 korrik do ishte me e vlefshme qe protesta te rrethonte stadiumin e koncertit qe ka kushtu nje djall e gjysem me paret e shqipove te varfer, qe po vujne qametitn e zi me ket fare psikopati qe i ka mbi ne dere dhe nuk ndigjo te ike.

      1. A
        Ardian Demiri

        Me çudit fakti qe edi rama ka pranuar qe te jape koncert naey west qe i urren izraelitet dhe ne disa shtete eshte refuzuar per konceptet e tij. Si ka mundesi qe pranon nje antisemitist, kur çifutet i do dhe ka lidhur kontrata multi milioneshe. Njesoj sikur pranoi delegacionin e rajonit te pavarur te kurdistanit, kur diten tjeter ishte samiti i natos ne turqi dh erdogani eshte gjjthe sy e veshe. Pra luan me disa porta ky zoteria jone. Dhe sa bukur e thote dhashe 4 milin euro qe te mos turperohej shqiperia. Se po te mos vinte kanye west, nuk ka as turizem, as krenari kombetare.

        Lini një Përgjigje