TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Korrik 2026, 23:57

Protestuesit bllokojnë Komisariatin nr.3: Nuk ikim pa liruar shokët tanë

Shkruar nga Pamfleti
Protestuesit bllokojnë Komisariatin nr.3: Nuk ikim pa liruar shokët
Vijon protesta

Tubimi është zhvendosur para komisariatit, ku mbahen disa nga qytetarët e arrestuar pas përplasjeve të paradites para Kuvendit

Me qindra protestues vijojnë të qëndrojnë të grumbulluar mbrëmjen e sotme përpara Komisariatit nr. 3 në Tiranë, ku po kërkojnë lirimin e qytetarëve të arrestuar gjatë protestës së paradites para Kuvendit.

Pas marshimit nga Kryeministria drejt komisariatit, turma nuk është shpërndarë. Protestuesit kanë vijuar me thirrjet "Lironi çunat", "Ju erdhi fundi", "Rama jep dorëheqjen" dhe "Rama në burg, Berisha në burg", ndërsa kërkojnë lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve.

Organizatorët kanë deklaruar se protesta nuk do të përfundojë me marshimin e mbrëmjes, por do të vijojë përpara Komisariatit nr. 3 derisa qytetarët e ndaluar të lirohen.

Sipas tyre, arrestimet e kryera pas përplasjeve të paradites ishin të pajustifikuara, ndërsa protestuesit pretendojnë se policia përdori forcë, gaz lotsjellës dhe spray me piper ndaj qytetarëve.

Ndërkohë, atmosfera para komisariatit mbetet e tensionuar, me protestuesit që vijojnë të brohorasin në mbështetje të të arrestuarve dhe të kërkojnë lirimin e tyre, duke bërë të ditur se nuk kanë ndërmend të largohen derisa ata të dalin nga ambientet e policisë.

 

protesta

3 Komente

  1. S
    STUDIO

    arestimi i protestusve ata te piketuarit si ne kohen e RAMIZ ALISE....JANE NDALUAR SI NJE PERPJEKJE PER TE FRIKSUAR DHE SHUAR PROTESTEN ....NUK DO FUNSIONOJE....DO E NDEZI ME TEPER....

    1. B
      Besa

      ky plere ky palaco nuk iken me protesta paqesore se nuk e le njeri. Ka dhene fjale qe dhe ai vete nuk di ca do bej. Eshte mbret dhe mbreti iken nga froni vetem me gjak. O njerez o popull nuk ka me te fuqishem se ne. Nuk ka. Ata qe i rrijne afer tani ketij te gjatit, kur ti shkojme te shpia apo te zyra do jene te paret qe do ja terheqin litarin. Nuk ka paqe me kete. Ketij fytyre nxirit duhet ti japesh ate qe meriton. Duhet me e terheq zvarre nga kryeministria te parlamenti ne surrel te partia socialiste. Me pastru qytetin me fytyren e tij. Duhet dhe do paguaj nje dite per gjithe demet zullzmet arrogancen korrupsionin qe i ka bere ketij populli. Me Rama jepe doreheqjennn thjesht harxhojmr kohen tone dhe e bejme dhe me te forte Ramen, kur vete ai eshte nje dhjaks. Pasaniku ka gjithmone frike se do te shijoj pasurine perrallore qe ka vene ne kurriz te ketij populli. Ndaj me te vendosur se kurre, se jemi ne te drejten tone. Kjo qeveri nuk na perfaqeson, nuk ka legjitimitet. Eshte qeveri e krimit e narkotrafikut. Ata pasurohen kurse populli thjesht nuk mbush dot tavolinen pas javes pare te muajit. Eshte kaq e qarte kjo tabllo sa ska me.

      1. A
        Aidin Rrokaj

        Protestoni deri 2029 nuk ju ndalon njeri Po pa' dhune

        Lini një Përgjigje