TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Qershor 2026, 19:37

Protestuesit kapin në befasi deputetët, i bllokojnë në Kuvend; Ardit Bido rrethohet nga turma (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Protestuesit kapin në befasi deputetët, i bllokojnë në
Pamje nga protesta para Kuvendit

Protestuesit bllokojnë hyrjen e Kuvendit...

Protestuesit kanë kapur në befasi deputetët. Në ditën e 19-të të protestës kundër qeverisë, qytetarët e zhvendosën aksionin e tyre para Kuvendit. 

Teksa seanca plenare ku u miratua amnistia penale dhe ndryshimet në Kodin Rugor ishte drejt fundit, protestuesit vendosën të ndryshojë itinerarin duke bërë që deputetët të mos lejohet të dalin nga dalja kryesore. Për këtë arsye ata u larguan nga daljet alternative nga pas Kuvendit.

Protestuesit hodhën akuza të forta ndaj qeverisë dhe klasës politike, ndërsa përsëritën kërkesën e tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama. Thirrjet kundër qeverisë shoqëruan gjithë marshimin, duke e kthyer zonën përreth Parlamentit në qendrën e protestës së radhës. “Dorëzoni mandatet” dhe “Parlamenti i mafies” ishin thirrjet e tyre. 


Po ashtu protestues të shumtë rrethuan deputetin e PS-së në zonën e Vlorës, Ardit Bido duke i bërë thirrje: O hajdut!


Më pas ata u larguan, duke marshuar drejt godinës së PD, për të vijur më pas drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit" me thirrjet "Rama në burg, Berisha në burg".  

Lëvizja qytetare, e cila nisi fillimisht si kundërshtim ndaj projektit në Zvërnec, prej ditësh ka marrë një drejtim krejtësisht politik. Tashmë fokusi i protestuesve është larguar nga kauza fillestare, duke u përqendruar te kërkesa për largimin e qeverisë dhe ndryshimin e situatës politike në vend.

Policia si duket e kishte menduar një lëvizje të tillë, pasi para Kuvendit ishin vendosur kordonë metalikë dhe forca policore. Mirëpo nuk pati tensione dhe përplaje, por vetëm mesazh të qartë ndaj kastës politike. 

 

protesta kuvend

3 Komente

  1. p
    proteste dhe vetem proteste deri ne fund

    Ju lutemi peshtyjini ne surrat, jashteqitjen e kombit. Ky Ardit Bido qe ka marre persiper avokatine e te gjatit neper studio televizive duhet degjeneruar dhe diskretiduar, jo se del kunder protestes, se nuk ka problem per mendimin ndryshe, por sepse mbron te pambrojtshmen. Jo kushdo e ben. Ky eshte gati te vetesakrifikohet per nje post minister. Eshte per Turp ndaj peshtyjeni.

    1. M
      M

      Bidua la partine e Shpetim Idrizit per post te Rama e thote se i digjet zemra per ceshtjen came.

      1. a
        aaa

        Shikoheni kete Bidon cfare koke ka.

        Lini një Përgjigje