“Politikanët e zhytyr në korrupsion nuk na përfaqësojnë ne, Edi Rama o tradhtar me Shqipërinë mos bëj Pazar, Shqipëria kërkon revolucion”, ishin këto disa thirrjet e qytetarëve
Ka nisur marshimi nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, në ditën e 41-të të protestave, ku mijëra qytetarë kërkon largimin e panegociueshëm të kryeministrit Edi Rama. Ata i kërkojnë Ramës të dalë në bulevard dhe të japë llogari.
Protestuesit, të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, janë mbledhur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", duke mbajtur pankarta dhe duke artikuluar thirrje kundër qeverisë. Në qendër të kërkesave të tyre largimi i kastës së vjetër politike dhe kreut të qeverisë Edi Rama.
“Politikanët e zhytyr në korrupsion nuk na përfaqësojnë ne, Edi Rama oa tradhtar me Shqipërinë mos bëj Pazar, Shqipëria kërkon revolucion”, ishin këto disa thirrjet e qytetarëve ditën e sotme.
Po ashtu ata ripërsëritën sloganet "Rama, dorëhiqu!", "Poshtë qeveria!" dhe "Shqipëria është e qytetarëve".
Gjatë grumbullimit, një protestues u shpreh se të gjitha rrugët e korrupsionit dhe të mangësive që ka populli, të çojnë te kryeministri.
Po ashtu, ai deklaroi se gjatë 10 viteve të fundit, gati gjysma e zyrtarëve të qeverisë, me ministri, me drejtori, me drejtori bashkish, janë në burg ose janë nën hetim.
Sipas tij, nëse kryeministri do ishte i devotshëm, do të kishte marrë masa përpara se situata të arrinte në këtë pikë.
"Të gjitha rrugët e mangësive, korrupsionit, të çojnë te kryeministri. Gjatë 10 viteve të fundit, gati gjysma e zyrtarëve të qeverisë, me ministri, me drejtori, me drejtori bashkish, janë në burg ose janë nën hetim.
Rruga të çon te kryeministri, sepse po të jetë i devotshëm dhe ta dojë punën e vet, do t’i merrte më parë masat dhe do të bënte disa gjëra. Unë jetoj në Itali. Është një problem që disa herë e kam folur me miqtë: janë çmimet, duke filluar nga ushqimet. Ilaçet, unë jam me diabet dhe mjekohem me ilaçet e Italisë. Janë rreth 265 euro në dy muaj që m’i rimburson Italia. Një herë në 6 muaj bëj analizat, kushtojnë 120 euro dhe unë nuk paguaj. Edhe çmimet nuk janë të lehta, por ata që kanë kontribute dhe paguajnë taksa, i kanë falas."-u shpreh ai.
Në tubim marrin pjesë aktivistë të shoqërisë civile, përfaqësues të nismës së njohur si "Revolucioni i Flamingove Rozë", si dhe qytetarë që kanë mbështetur protestat e zhvilluara gjatë javëve të fundit.
Organizatorët kanë paralajmëruar se protesta do të vijojë me fjalime dhe thirrje publike, duke theksuar se mobilizimi do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Lini një Përgjigje