TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Korrik 2026, 20:13

Rama prezantoi ‘Rilindjen 2.0’, ironizon Luçiano Boçi: ‘Turpi 2.0’, paketim i ri për dështimet e vjetra

Shkruar nga Pamfleti
Rama prezantoi ‘Rilindjen 2.0’, ironizon Luçiano Boçi:
Luçiano Boçi

Nënkryetari i PD-së, njëkohësisht bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Luçiano Boçi ka reaguar pas takimit të sotëm të Edi Ramës me socialistët ku prezantoi ‘Rilindjen 2.0’. Me anë të një postim në rrjetet sociale Boçi shkroi se ky është turpi 2.0, i Ramës dhe qeverisë së tij.

Duke e cilësuar si “paketim të ri për dështimet e vjetra”, Boçi deklaroi se pas 13 vitesh në pushtet, Rama po premton zgjidhjen e problemeve që sipas tij qeveria duhej t’i kishte adresuar më herët, si uji, transporti publik, mbetjet, strehimi dhe shërbimet publike.

“Tek e dëgjoja nuk e di pse m’u kujtua ajo shprehja: ‘Kërcen prifti nga belaja’ Sepse kur një qeveri detyrohet t’i vendosë numër të ri të njëjtës propagandë, do të thotë se produkti i parë ka dështuar dhe nuk është vizion i ri. Është mashtrim i ri ose më qartë është paketim i ri për dështimet e vjetra. Pas 13 vitesh në pushtet, Rama nuk foli si njeriu që mban përgjegjësi direkte për Shqipërinë e sotme që qytetarët e revoltuar në shesh e anatemojnë me të drejtë.

Ai foli pikërisht si opozitar i vetvetes. Të gjitha problemet që renditi si objektiva të ‘Rilindjes 2.0’, duke filluar nga uji, transporti publik, mbetjet, parkimet, strehimi, kanalizimet, shkollat, siguria, shërbimet publike dhe cilësia e jetës, janë fusha që i ka pasur nën kontroll absolut si Kryeministër prej më shumë se një dekade. Dhe nëse sot na premtoka  t’i zgjidhë, atëherë pranon hapur se nuk i ka zgjidhur dje. Paradoksi këtu është edhe më i madh. Për vite me radhë propaganda na tha se Rilindja ishte një sukses historik”, shkroi Boçi.

boçi

Lini një Përgjigje