TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Maj 2026, 15:21

Pse s’del asgjë për vrasjen e Ervis Martinajt? Artan Hoxha zbulon çfarë po ndodh në prapaskenë

Shkruar nga Pamfleti
Pse s’del asgjë për vrasjen e Ervis Martinajt? Artan Hoxha
Ervis Martinaj & Artan Hoxha

Artan Hoxha, gazetari investigativ, ka dhënë detaje lidhur me zhdukjen e Ervis Martinajt, pas vëmendjes së rikthyer nga babai i tij në gjyqin e GJKKO.

Sipas Hoxhës, babai i Martinajt ka dhënë emrat, por institucionet janë duke hetuar për hesap të vetë.

Pse nuk flasim ne për vrasjen e Ervis Martinaj, se nuk kishte SKY? Ai Matrixi që thonë këta nuk ishte kaq i shpërndarë, ka qenë shumë i limituar. Nga ana tjetër ka ndryshuar dhe mënyra e komunikimit. Furça ka provuar dhe u gjetën mjetet që ka përdorur Vis Martinaj. Por kjo është një histori tani, që do paraqitet vazhdimisht. Ata po mundohen të bëjnë të njëjtën gjë, po përdorin shtetin që të luftojnë kundërshtarët. I ke parë ato filmat me gjermanë, një ditë terrori garanton 10 vite qetësi. Këtë prodhoi atentati i Rinasit. Prandaj ke atentate në Sarandë, është jashtë interesit të aleancës. Mesa po shoh, babai i Vis Martinaj po çon disa mesazhe, ai thotë që unë kam dhënë emrat. Ato që ka thënë ai kanë lidhje me atentatin në Rinas. Ne kemi sot tre institucione të drejtësisë të cilat hetojnë për hesap të vetë”, tha Hoxha në "Euronews Albania".

Pak ditë më parë, Mustafa Martinaj, babai i ish-bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj është paraqitur në Gjykatën e Posaçme. Teksa ende nuk ka një konfimim zyrtar për vrasjen e të shumëkërkuarit Martinaj, procesi ndaj tij po vijon në GJKKO. Babai në GJKKO ka dëshmuar se i vjen tup që pyetet për lecka e tulla kur të birin, sipas tij, ia kanë vrarë.

ervis martinaj artan hoxha

Lini një Përgjigje