TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Maj 2026, 14:23

Tritoli në lokalin e Noizyt-t, reperi ‘Clevio’ shkon në GJKKO

Shkruar nga Pamfleti
Tritoli në lokalin e Noizyt-t, reperi ‘Clevio’ shkon në
Kleviol Ahmeti

Kleviol Ahmeti, reperi dhe personazhi i njohur në TikTok me emrin “Cllevio”, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar në procesin gjyqësor ndaj të akuzuarve si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu.

Dy javë më parë, në të njëjtin proces dëshmoi edhe Bashkim Rajku, babai i reperit Rigels Rajku, i njohur si “Noizy”.

Gjatë dëshmisë së tij, Rajku foli për shpërthimin me lëndë plasëse në biznesin e tij në Durrës, ngjarje e ndodhur në qershor të vitit 2022, nga e cila u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Në proces po gjykohen nëntë të pandehur, të akuzuar si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu.

Thirrja e Clevios dyshohet se ka të bëjë me tritolin e vendosur ndaj njërit prej bizneseve të reperit Noizy. Lidhur me këtë ngjarje ka hedhur dritë i penduari i drejtësisë Artan Tafani, ish-pjesë e bandës së Laert Haxhiut.

Tafani dëshmoi se tritoli u vendos me urdhër të Haxhiut, pasi ia kishte kërkuar e ëma e Clevios të bënin diçka ndaj Noizy. Kjo pasi, Noizy dhe Clevio ishin përfshirë në një sherr kohë më parë në Durrës.

 

tritoli lokali i noizyt clevio ne gjkko

Lini një Përgjigje