Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën pasditen e sotme në pedonalen e Korçës në mbështetje të protestës në Tiranë, me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë.
Pjesëmarrësit kërkuan anulimin e projektit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, si dhe shfuqizimin e Paketës së Maleve, ndërsa një pjesë e mesazheve u fokusuan te nevoja për reagim qytetar dhe mbrojtjen e pasurive natyrore të vendit.
Mes pankartave që tërhoqën vëmendjen ishin ato me mbishkrimet “Qoftë e bekuar pika që mbush gotën” dhe “Ti dogje rininë, sot të djeg rinia ty!”, të shoqëruara me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për ndryshim.
Gjatë tubimit u mbajt edhe një minutë heshtje në kujtim të efektivit të policisë Enea Mekolli, ndërsa pjesëmarrësit lidhën protestën me zhvillimet e fundit që kanë nxitur reagime në mbarë vendin.
Organizatorët dhe qytetarët e pranishëm theksuan se protesta për Zvërnecin nuk është më një çështje lokale, por një kauzë që po gjen mbështetje në qytete të ndryshme të vendit. Ata bënë thirrje për pjesëmarrje më të madhe në protestat e ardhshme, duke paralajmëruar vijimin e mobilizimit qytetar edhe në ditët në vijim.
Rama ben mire te marri ne krah edhe Gramoz Rucin per te perballuar protestat! Dhe Gramozi nuk e kundershton se ndryshe i sekuestron resortet qe nga uji i Ftohte Tepelene deri ne kanalin e Cukes ne Sarande. Po dhe Nikon prej Leshi apo Tao Taon mafjoz, pa le ate Blendi Gonxhen qe vetem gonxhe nuk bie ere por shurre e mut!