Për herë të parë në 35 vite, mijëra shqiptarë po dalin në rrugë jo për një parti kundër tjetrës, por kundër gjithë kastës politike. Mesazhi që vjen nga protesta është i qartë: Shqipëria nuk kërkon më rotacion mes Ramës dhe Berishës, por fundin e një sistemi që ka prodhuar korrupsion, varfëri dhe emigrim masiv.
Për nëntë ditë me radhë, mijëra shqiptarë kanë dalë në rrugë. Jo qindra, jo disa aktivistë, jo militantë partie. Mijëra qytetarë.
Dhe ky është lajmi më i madh politik i viteve të fundit.
Sepse për herë të parë në 35 vite demokraci, një protestë masive nuk po ngrihet për të sjellë në pushtet opozitën dhe as për të rrëzuar një qeveri në favor të një partie tjetër. Në rrugët e Tiranës po dëgjohet një mesazh krejt tjetër: largohuni të gjithë.
“Rama ik”, “Berisha në burg”, “Opozitë e shitur”. Këto nuk janë sloganet e një partie politike. Janë thirrjet e një brezi që nuk beson më tek asnjëra palë e kastës së vjetër.
Zvërneci ishte vetëm shkëndija. Zemërimi kishte vite që grumbullohej. Korrupsioni, varfëria, largimi i të rinjve, mungesa e shpresës, kapja e shtetit, shkatërrimi i institucioneve dhe pandëshkueshmëria kanë prodhuar diçka që politika nuk e kishte parë prej kohësh: një revoltë kundër të gjithëve.
Prandaj Edi Rama duket i sikletosur.
Ai përpiqet ta marrë me shaka. Tall protestuesit. Tall artistët. Tall influencerët. Tall sloganet. Hap debate me Iranin. Ironizon qytetarët në rrjetet sociale.
Por sa më shumë flet, aq më shumë duket nervozizmi.
Sepse pushteti mund të përballojë opozitën. Mund të përballojë televizionet. Mund të përballojë partitë. Por e ka shumë më të vështirë të përballojë një zemërim qytetar që nuk kontrollohet nga askush.
Për vite me radhë politika shqiptare ka funksionuar mbi një marrëveshje të heshtur: Rama kundër Berishës, Berisha kundër Ramës. Njëri ushqehej nga tjetri. Njëri justifikonte ekzistencën e tjetrit.
Por sot, për herë të parë, po shfaqet një brez që nuk e pranon më këtë lojë.
Një Gjeneratë Z që nuk mban mend vitet '90, nuk ka nostalgji për tranzicionin dhe nuk ka ndërmend të zgjedhë mes dy modeleve të vjetra të politikës shqiptare.
Kjo është arsyeja pse protesta ka rëndësi.
Jo sepse do të rrëzojë qeverinë nesër. Jo sepse do të prodhojë menjëherë një parti të re. Por sepse ka thyer një mur psikologjik.
Ka treguar se ekziston një Shqipëri tjetër, jashtë partive, jashtë militantizmit dhe jashtë propagandës.
Mesazhi që vjen nga rrugët e Tiranës është i qartë: Mjaft.
Mjaft me të njëjtët emra.
Mjaft me të njëjtën klasë politike.
Mjaft me të njëjtin tranzicion pa fund.
Protestuesit folën.
Tani radha është e politikës të dëgjojë. /Pamfleti
Shume e drejte. Nuk mban me. Kjo eshte nje epoke e re per shqiptaret. Me ne fund
Prralla nuk është gjenerata Z as Shehu as Qorri as Lapaj asGonxhe e drejtues të tjerë partish në demonstratë. Gjenerata Z janë memet dhe kërcenimet e sharjet në rrjetet sociale…Perderisa organizatorët kanë frikë të dalin do të thotë që kanë dyshime almagamë fashisto komuniste e ekstremistêsh të ngjyrave të tjera me dënime revolucionare në gijotinë me tradhtarë e atdhetarë si të gjithë rrevolucionet ekstremiste. Kujdes ju gazetarët mos bini në grackën e urrejtjes dhe vetëgjygjsisë
E gjithë kasta politike, me deputete, me koka të drejtesise, policie, të administrative shteterore e bashkiake të werohen e të zgjidhni nga populli vete. Të mos u shiten te huajve asnje koker rere. Edhe ata sllave qe kane blere shtepi e prona tu nxihet jeta e të zhduken nga trojet e Ilireve. Mjaft është mjaft.
Ti shporrim qelbesirat se na i shpifen. Njerezit qe jane ne shesh duhet te pergatiten per qendrese, se po luftojne kunder nje kaste politike qe ka aq shume para e pushtet sa eshte shume e veshtire ti shkulesh. Por eshte jetike qe ky vend te pastrihet nga keto jashteqitje politike. Sot ne 18:00 dhe me shume dhe me forte se dje.
Dakort, po si? Kush na garanton se Padronet e rinj do te jene me te mire se Rama? Ju e shikoni se ne bote, europe, ballkan nuk po ka asnje alternative per Demokraci reale. Po ka vetem Luftra pa fund...Jemi pothuajse ne vitin 1913 - rindarje e zonave te influences para Luftes, Lufta 1914-1918, dhe pas Lufta me kufinj te shtetrore rinj. Zgjidhni e merni. Padrone te rinj alias riskllaverim i Ri = Tranzicion i ri 30-40 vjecar. Nuk po vjen ne fuqi opozita aktuale politike.... Po katapultohen Padrone te Rinj.... Duhet nje platforme mbarekombetare e miratuar me Referendum popullor. Qetesi dhe largpamesi veprimesh.