TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Qershor 2026, 10:10

Tërhoqi zvarrë protestuesin, lihet në burg punonjësi i kompanisë së sigurisë 

Shkruar nga Pamfleti
Tërhoqi zvarrë protestuesin, lihet në burg punonjësi i
Pamje nga ngjarja

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj Gerald Bibës, i cili po hetohet për dhunimin e një pjesëmarrësi në protestën e mbajtur disa ditë më parë në zonën e Zvërnecit.

Vendimi u mor pas shqyrtimit të provave të mbledhura nga organet hetimore dhe paraqitjes së qëndrimeve të palëve në seancë. Si pasojë, Biba do të qëndrojë në paraburgim deri në zhvillimet e mëtejshme të procesit.

Incidenti ndodhi gjatë një proteste të organizuar kundër projektit që po zbatohet në Zvërnec. Gjatë tubimit u shënuan përplasje mes protestuesve dhe personave të përfshirë në ruajtjen e sigurisë së zonës.

Pamjet e konfliktit qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe duke nxitur reagime të shumta. 

protestat ne zvernec

1 Komente

  1. T
    Tony

    Pse duhet ta terhiqte zvarre njeriun, po thyente dyqanet, po i vinte zjarrin bashkise, po bente zhurme? Ai po lihte ne breg te detit. Le te lihte tere diten e cfare pastaj.

    Lini një Përgjigje