TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Korrik 2026, 15:14

Klop bëhet gati për të marrë drejtimin e Gjermanisë: Po, më kanë telefonuar dhe jam i përgatitur

Shkruar nga Pamfleti
Klop bëhet gati për të marrë drejtimin e Gjermanisë:
Jurgen Klop

Jurgen Klop ka konfirmuar për herë të parë se është në bisedime për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Gjermanisë, duke pranuar se posti i trajnerit të kombëtares është një sfidë që e tërheq.

Në një intervistë për "Severus TV", tekniku gjerman bëri të ditur se kontaktet kanë nisur, ndërsa theksoi se aktualisht është i angazhuar në detyrën e drejtuesit të departamentit të futbollit te kompania Red Bull, e cila zotëron disa klube në vende të ndryshme të botës.

Klop ndodhet larg pankinës prej dy vitesh, që pas largimit nga Liverpuli, ndërsa gjatë kësaj periudhe ka ushtruar funksione drejtuese në strukturat sportive të Red Bull.

Duke folur për mundësinë e marrjes së drejtimit të Gjermanisë, ai deklaroi:

"Po, bisedimet kanë filluar vërtet dhe mendoj se ka kuptim që edhe unë të them diçka për këtë. Doja ta bëja këtu, sepse nuk është një situatë e lehtë. Kam një punë te Red Bull, ku më pëlqen shumë të punoj. Kam një ekip me të cilin bashkëpunoj ngushtë dhe njerëz që i kam njohur shumë mirë gjatë pothuajse dy viteve. Nuk heq dorë lehtësisht nga diçka e tillë.

Nga ana tjetër, posti i trajnerit të kombëtares është një detyrë jashtëzakonisht tërheqëse dhe shumë e rëndësishme. Nuk mund ta mohoj se jam i interesuar. Jam i interesuar edhe për bisedimet, por në këtë moment Oliver Minclaf është personi im i parë që më ka kontaktuar. Red Bull duhet të japë miratimin dhe besoj se do ta bëjë. Sinqerisht, nuk e prisja që kjo të ndodhte në këtë fazë. Gjithmonë kam mbështetur kombëtaren gjermane dhe kam shpresuar që gjërat të shkonin më mirë se sa kanë shkuar."

Klop nuk ka konfirmuar nëse është arritur ndonjë marrëveshje, por deklaratat e tij lënë të kuptohet se mundësia për të marrë drejtimin e kombëtares gjermane është konkrete, nëse palët arrijnë dakordësinë.

 

 

jurgen klop tekniku gjerman kombëtarja e gjermanisë

Lini një Përgjigje