Menjëherë pas fishkëllimës së fundit, që vulosi fitoren dramatike 3-2 të Argjentinës, një nga momentet më emocionuese të Kupës së Botës u zhvillua larg festës së kampionëve në fuqi.
Sulmuesi i Kepit të Gjelbër, Nuno Da Kosta, nuk arriti t'i mbante lotët pas eliminimit të skuadrës së tij nga turneu. I rrethuar nga familjarët, të cilët ndanin të njëjtin emocion, ai përjetoi një moment prekës kur u ngushëllua nga djali i tij i vogël, i cili gjithashtu shpërtheu në lot.
Kjo skenë simbolizoi më së miri rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Kepit të Gjelbër në Botërorin 2026. Kombëtarja e vogël ishullore, që përfaqëson një vend me pak më shumë se 500 mijë banorë, sfidoi deri në limit kampionen në fuqi, Argjentinën, duke e vënë pranë eliminimit në një përballje spektakolare të raundit të 1/32.
Edhe pse aventura e tyre përfundoi me humbje, paraqitja e Kepit të Gjelbër mbeti një nga historitë më frymëzuese të këtij edicioni të Kupës së Botës.
❤️???????? Uff, Nuno da Costa SIENDO CONSOLADO por su familia después de la eliminación. pic.twitter.com/WhRNo9RgQx
— Ataque Futbolero (@AtaqueFutbolero) July 4, 2026
Lini një Përgjigje