TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Maj 2026, 15:00

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti
UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00
UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zezë, ku ndër të tjera veçojmë:

Në dosjen e SPAK për çështjen Meta-Kryemadhi janë zbuluar mesazhe dhe transaksione që lidhen me blerje luksoze në San Marino dhe komunikime me biznesmenë të ndryshëm.

Ndërkohë, ish-ministri Ilir Beqaj kërkon pushimin e dosjes së “Sterilizimit”, duke pretenduar parregullsi në hetim.

Në GJKKO, babai i Ervis Martinajt dëshmoi për pasuritë e sekuestruara, ndërsa në Tiranë u regjistrua një plagosje me armë për motive të dobëta.

Në Vlorë, dy persona u arrestuan për pengmarrje dhe dhunë për një borxh.

Në Lezhë shpërtheu një sasi tritoli në një banesë, ndërsa në Kamëz u arrestua një nga autorët e grabitjes së argjendarisë.

Apeli urdhëroi rifillimin e hetimeve për vrasjen e ish-policit Arben Bilali.

Në Himarë u arrestua kreu i IMT-së për shpërdorim detyre, ndërsa në Shkodër një aksident i rëndë la një të vdekur dhe dy të plagosur.

Në Berat, një 45-vjeçar mbetet në burg për plagosjen e një efektivi policie.

Në Austri u dënua një “skifter” shqiptar për 33 vjedhje, ndërsa në Mynih u arrestua një 34-vjeçare e dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

 

edicioni i lajmeve kronika e zeze

Lini një Përgjigje