Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zezë, ku ndër të tjera veçojmë:
Në GJKKO, ish-Presidenti Ilir Meta është përplasur me Monika Kryemadhin, duke mohuar çdo dijeni për veprimet e saj, ndërsa ajo e ka kundërshtuar ashpër në sallë.
Paralelisht, procesi i Vetting-ut ka sjellë debate të reja pas vendimeve të Strasburgut që kanë kushtuar miliona buxhetit të shtetit.
Në një tjetër proces, Cllevio ka dëshmuar në gjyqin ndaj Laert Haxhiut, duke folur për konfliktin me Noizyn dhe duke mohuar lidhje me ngjarje kriminale.
Në Rrogozhinë, gjykata la në burg një 27-vjeçar të akuzuar për vrasje, ndërsa ai pretendon vetëmbrojtje.
Në Lezhë, një aksident tragjik i mori jetën një drejtuesi nga Kosova, ndërsa familjarët e tij mbetën të plagosur.
Në Krujë dhe Vaun e Dejës, operacionet antidrogë zbuluan qindra parcela me kanabis, me disa arrestime dhe hetime në vazhdim.
Në Itali, një shqiptar dyshohet për një ndjekje që i mori jetën një polici gjatë një aksidenti fatal.
Ndërkohë, në SHBA, Bill Gates ka dëshmuar për marrëdhënien me Jeffrey Epstein dhe pretendimet për shantazh.
Lini një Përgjigje