TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Maj 2026, 22:39

Zgjedhjet në PD, Spahiu akuza Berishës: Gënjen për numrin e demokratëve që e votuan!

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet në PD, Spahiu akuza Berishës: Gënjen për numrin e
Juristi Kreshnik Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se shifrat e publikuara nga Partia Demokratike, për numrin e pjesëmarrësve në zgjedhjet pa garë në PD që rikonfirmuan kryetar Sali Berishën, nuk janë të vërteta.

Spahiu tha se nëse Berishën do ta kishin votuar 37 mijë anëtarë të PD-së siç ai pretendon, në shesh gjatë protestave nuk do të dilnin vetëm 2 mijë persona.

E gjithë tema e diskutimit është pse Berisha nuk lejoi zgjedhje dhe garë. Berisha nuk është se i trembej garës se do humbte me kandidatët e tjerë. Ai kishte 2 probleme kryesore. E para nuk ka asnjë garanci dhe fakt që votuesit kanë qenë 51 mijë persona. Unë dyshoj se edhe Basha ka gënjyer për 75 mijë, edhe Berisha nuk e ka shifrën e saktë. Dhe të dy kanë fshehur numrin real të anëtarëve. Sepse një parti që ka 450 mijë votues dhe që të ketë 50 mijë votues dhe të nxjerrë në protesta 2 mijë persona, këtu ka një problem të jashtëzakonshëm”, tha mes të tjerash Spahiu për Report Tv.

Teksa ironizoi zgjedhjet pa garë në PD, Spahiu tha se partia që sipas tij krijoi dhe solli pluralizmin në Shqipëri, sot bën zgjedhje moniste si Partia e Punës.

Për Spahiun, zgjedhjet pa garë në PD nuk janë vetëm problem i brendshëm i kësaj force politike, pasi sipas tij, kjo parti pretendon të sjellë rotacionin politik dha në zgjedhjet e fundit ka marrë një numër të konsiderueshëm votash.

“Unë mendoj se zgjedhjet e fundit kanë disa probleme, që në disa aspekte janë probleme të PD-së dhe të brendshme, por në disa aspekte janë probleme përtej PD-së, sepse kur bëhet fjalë për partinë që pretendon të sjellë rotacionin apo të zgjedhë kandidatin për kryeministër, sigurisht që s’mund të jetë thjeshtë dhe vetëm problem i PD-së. E dyta, nga krijimi i saj, PD ka pasur si domain të saj pluralizmin politik. Edhe sot ka zgjedhjet e lira e të ndershme. Tani partia që krijoi dhe solli pluralizmin, bën zgjedhje moniste. Pas 4 dekadash futesh si Parti e Punës”, vijoi më tej Spahiu.

spahiu pd zgjedhjet berisha

Lini një Përgjigje