TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Mars 2026, 18:14

"Ata do na sulmonin, ne vepruam të parët", Trump i sqaron Merz-it pse nisi luftën kundër Iranit

Shkruar nga Pamfleti

 

"Ata do na sulmonin, ne vepruam të parët", Trump i sqaron
Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe kancelari gjerman Friedrich Merz takohen në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, DC,

Në një deklaratë nga Zyra Ovale ku priti në takim kancelarin gjerman Friedrich Merz, presidenti Donald Trump kundërshtoi pretendimet se planet e Izraelit për të sulmuar Iranin e shtynë SHBA-në të ndërmerrte goditje ushtarake.

Ai tha se, përkundrazi, mund të ketë qenë SHBA që e ka detyruar Izraelin të veprojë.

“Ata do të sulmonin nëse ne nuk do ta bënim. Do të sulmonin të parët, unë isha i bindur për këtë,” deklaroi Trump.

Ndër të tjera, presidenti i SHBA-së deklaroi se “skenari më i keq” për Iranin do të ishte që pushtetin ta merrte “dikush po aq i keq sa personi i mëparshëm”.

“Kjo mund të ndodhë. Ne nuk duam që të ndodhë. Do të donim të shihnim dikë që t’ua kthejë vendin njerëzve dhe pastaj do të shohim çfarë ndodh.”-tha ai.

Ai shtoi se disa nga kandidatët për udhëheqje, të cilët administrata amerikane i kishte marrë në konsideratë, tashmë janë vrarë. “Shumë shpejt nuk do të njohim më askënd,” u shpreh ai.

Sipas Trump, një figurë nga brenda sistemit mund të ishte më e përshtatshme për të drejtuar vendin. “Do të dukej më e arsyeshme që dikush nga brenda të ishte më i përshtatshëm, nëse ekziston një person i tillë. Ne kemi njerëz të tillë… më të moderuar,” deklaroi ai.

trump merz

2 Komente

  1. A
    Ameriqir Trampillis

    Hahaha ???? KARAXHOZIS

    1. U
      USA

      Ec Amerike, po te mos ishe ti, Kosova do ishte akoma nen thundren Serbe. Mos u merr me Eurpen plake.

      Lini një Përgjigje