TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Qershor 2026, 15:35

BE i shpall luftë ekonomike Iranit: Sanksione të forta për Ngushticën e Hormuzit!

Shkruar nga Pamfleti
BE i shpall luftë ekonomike Iranit: Sanksione të forta për
Kaja Kallas

Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione të reja ndaj Iranit, duke e akuzuar për kufizimin e trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin global të naftës dhe mallrave.

Lajmi u bë i ditur nga shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e cila theksoi se vendimi u mor nga shtetet anëtare gjatë një takimi në Bruksel.

“Lindja e Mesme është e bllokuar mes fazave të bisedimeve për paqe dhe armëpushimeve të brishta. Dronët e Teheranit vazhdojnë të kërcënojnë trafikun detar në Ngushticën e Hormuzit. Ministrat ishin të qartë se veprimet e Iranit janë të papranueshme”, deklaroi Kallas në një postim në platformën X.

Sipas saj, si përgjigje ndaj këtyre veprimeve, vendet anëtare të Bashkimit Evropian vendosën të zbatojnë sanksione ndaj individëve dhe subjekteve iraniane të lidhura me kufizimin e lirisë së lundrimit në këtë zonë strategjike.

“Si përgjigje, shtetet anëtare të BE-së në Bruksel vendosën sot sanksione ndaj iranianëve për kufizimin e trafikut detar në ngushticë”, shtoi ajo.

Kallas theksoi gjithashtu se kjo është hera e parë që Bashkimi Evropian aktivizon regjimin e ri të sanksioneve të krijuar posaçërisht për mbrojtjen e lirisë së lundrimit dhe sigurisë detare.

bashkimi evropian ngushtica e hormuzit

Lini një Përgjigje

Rajoni dhe Bota