TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Prill 2026, 20:53

“Drejtuesit e Iranit janë të përçarë”/ Teherani i përgjigjet Trumpit: Propagandë, jemi të gjithë të bashkuar

Shkruar nga Pamfleti

“Drejtuesit e Iranit janë të përçarë”/

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian, Kryetari i Parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf dhe kreu i gjyqësorit Gholamhossein Mohseni Ejei kanë reaguar ashpër ndaj deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump se ata janë për përçarë.

Ata e kanë quajtur propagandë pretendimin e Trump, teksa kanë duke theksuar unitetin e plotë të udhëheqjes iraniane.

Trump, në postime në Truth Social dhe deklarata të fundit lidhur me zgjatjen e armëpushimit në konfliktin me Iranin, pretendoi se ekzistojnë përçarje të thella brenda establishmentit politik dhe ushtarak të Republikës Islamike.

Ai foli për konflikte midis “përkrahësve të vijës së ashpër” dhe “të moderuarve”, duke sugjeruar se Irani po ka vështirësi të përcaktojë se kush është realisht në krye.

Në përgjigje, Pezeshkian dhe Ghalibaf, në postime në platformën X, deklaruan se në Iran nuk ekzistojnë termat “i moderuar” dhe “i vijës së ashpër”.

“Ne të gjithë jemi ‘iranianë’ dhe ‘revolucionarë’. Me unitetin e hekurt të kombit dhe qeverisë, dhe me bindje të plotë ndaj Udhëheqësit Suprem të Revolucionit, do ta bëjmë agresorin shkelës të pendohet për veprimet e tij. Një Zot, një udhëheqës, një komb, një rrugë”, theksuan ata.

Kreu i gjyqësorit, Gholamhossein Mohseni Ejei, bëri jehonë të njëjtave vërejtje, duke thënë se presidenti amerikan duhet ta dijë se termat “i vijës së ashpër” dhe “i moderuar” janë koncepte të pakuptimta dhe të pabaza, të importuara nga diskursi politik perëndimor.

“Në Republikën Islamike të Iranit, të gjitha grupet dhe fraksionet në fund të fundit qëndrojnë të bashkuara nën urdhrat e Udhëheqësit Suprem”, shtoi Ejei.

Zyrtarë të tjerë iranianë, si zëvendësi i Pezeshkianit për komunikim, i kanë quajtur pretendimet e Trump “lojë politike dhe propagandë e armikut”.

teherani trump

Lini një Përgjigje