TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Korrik 2026, 14:37

Marjana Koçeku i del sërish kundër Ramës: Jep para për zjarret, jo për koncertin e Kanye West! 

Shkruar nga Pamfleti
Marjana Koçeku i del sërish kundër Ramës: Jep para
Marjana Koçeku

Kritikave ndaj vendimit të qeverisë për financimin e koncertit të Kanye West i është bashkuar edhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ajo ka kundërshtuar përdorimin e 4 milionë eurove për këtë aktivitet, duke argumentuar se fondet duhet të ishin orientuar drejt përballimit të emergjencave dhe mbrojtjes së territorit nga zjarret.

Koçeku kujtoi dëmet e mëdha të shkaktuara nga zjarret gjatë vitit të kaluar dhe paralajmëroi se temperaturat e larta pritet ta bëjnë situatën edhe më të vështirë këtë verë.

“Vjet vendi ynë kaloi një katastrofë zjarresh. E kam pa nga afër dëmtimin e jashtëzakonshëm që iu ba natyrës. Këtë vit pritet që situata të jetë edhe ma alarmante për shkak të temperaturave të larta.

4 milionë eurot e nji stadiumi njipërdorimsh do të duhej të ishin investu në parandalimin e zjarreve, në mbështetjen e banorëve dhe në forcimin e kapaciteteve të emergjencave.

Shteti dhe llogaridhania nuk zëvendësohen me spektakël. Humbja e natyrës asht humbje e Shqipnisë", shkruan Koçeku.

Ky reagim vjen disa javë pasi Marjana Koçeku u largua nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Ajo u përplaas publikisjht me kryeministrin Edi Rama lidhur me çështje që prekën banorët e zonës së Thethit. Më pas, ajo mori pjesë edhe në protestat e organizuara në mbështetje të banorëve, duke shprehur hapur kundërshtimin ndaj ndërhyrjeve të autoriteteve dhe qëndrimit të qeverisë. 

 

marjana koceku 4.2 milione euro per koncertin e kany west

Lini një Përgjigje