Trump ka shprehur vazhdimisht bezdinë e tij për qëndrimin e Spanjës, e cila nuk është pajtuar me objektivin e ri të NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së.
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka nisur një sulm të ri të ashpër ndaj Spanjës nga Samiti i NATO-s në Ankara, duke akuzuar Madridin se nuk kontribuon mjaftueshëm në detyrimet e saj ndaj NATO-s dhe duke njoftuar se kishte urdhëruar ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve tregtare me vendin.
Duke folur në një konferencë për shtyp në Ankara, në margjinat e Samitit të Aleancës, presidenti amerikan e përshkroi Spanjën si një "partner të tmerrshëm".
“Spanja është një partner i tmerrshëm në NATO. Ata nuk marrin pjesë, nuk paguajnë, unë nuk dua të kem asnjë lidhje me Spanjën. Ndërpritni të gjithë tregtinë me Spanjën, përfshirë vizitat. Ne nuk duam asgjë. Shihini të kthehen me vrap, oh, do të kthehen me vrap.”, tha Trump, duke iu drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Rutte, i cili ishte në krah të tij.
.@POTUS: "Spain is a wasted cause. We don't want to do any trade business with Spain anymore by the way... Spain is a terrible partner in NATO. They don't participate, they don't pay. I don't want anything to do with Spain." pic.twitter.com/3prqux6p54
— Rapid Response 47 (@RapidResponse47) July 8, 2026
Trump ka shprehur vazhdimisht bezdinë e tij për qëndrimin e Spanjës, e cila nuk është pajtuar me objektivin e ri të NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së. Në të njëjtën kohë, qeveria socialiste në Madrid kishte refuzuar të lejonte SHBA-në të përdorte hapësirën ajrore spanjolle ose bazat në tokën spanjolle për luftën me Iranin.
Trump përsëriti gjithashtu se “nuk është i kënaqur me NATO-n për shkak të asaj që bëri me Groenlandën” dhe refuzimit të saj për të ndihmuar me Iranin.
Ndërkohë, situata e sigurisë në Gjirin Persik mbetet e tensionuar. Në Bahrein sirenat e alarmit ajror ranë katër herë që nga orët e para të mëngjesit. Këshilltari për mediat i Mbretit të Bahreinit, Nabil Al-Ahmar, njoftoi përmes rrjetit X se mbrojtja ajrore u aktivizua për të kundërshtuar sulmet iraniane dhe se kishte neutralizuar objektivat e identifikuara.
Nga ana tjetër, Garda Revolucionare iraniane bëri të ditur se një pjesëtar i forcave detare, Mohammadreza Khazini, humbi jetën gjatë sulmeve me dronë amerikanë në zonën e Mahshahr, në jug të Iranit.
Në zhvillimet diplomatike, Bashkimi Evropian vlerësoi se situata në Ngushticën e Hormuzit vazhdon të jetë e brishtë. Komisioneri evropian për Tregtinë, Maros Sefcovic, deklaroi në Parlamentin Evropian se marrëveshja e përkohshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ishte konsideruar një hap i rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe për garantimin e lirisë së lundrimit në këtë korridor strategjik.
Sefcovic përshëndeti gjithashtu marrëveshjen trepalëshe mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe palëve të përfshira, duke theksuar se sfidat e radhës lidhen me çarmatimin e grupeve të armatosura jo-shtetërore dhe ruajtjen e sovranitetit të Libanit.
Sipas tij, Bashkimi Evropian do të vazhdojë mbështetjen humanitare në rajon, ndërsa javën e ardhshme Grupi i Donatorëve për Palestinën do të shqyrtojë ecurinë e reformave të Autoritetit Palestinez dhe masat për përmirësimin e situatës humanitare në Gaza dhe Bregun Perëndimor.
Lini një Përgjigje