TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Mars 2026, 20:48

Irani ashpërson goditjet, sulmohet kosullata e SHBA në Dubai (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Irani ashpërson goditjet, sulmohet kosullata e SHBA në Dubai (Video)
Konsullata e SHBA e goditur

Irani godet tjetër seli diplomatike të SHBA

Irani ka intensifikuar goditjet ndaj interesave amerikane në Lindjen e Mesme, duke zgjeruar shënjestrat përtej zonave të drejtpërdrejta të konfliktit.

Sipas agjencisë Reuters, që citon dëshmitarë okularë, tym u pa të ngrihej pranë Konsullatës së Shteteve të Bashkuara në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe, pas disa shpërthimeve të dëgjuara në zonë. Deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për nivelin e dëmeve apo për viktima. Dyshimet janë se sulmi ka nodhur me dronë. 

Sulmi në Dubai vjen vetëm një ditë pasi ambasada e SHBA në Riad, Arabinë Saudite, u godit, duke shkaktuar dëme materiale në kompleksin diplomatik, por pa raportime për të lënduar.

Në këtë klimë përshkallëzimi, Shtetet e Bashkuara kanë mbyllur ambasadën e tyre në Bejrut “deri në një njoftim të dytë”, duke përmendur tensionet rajonale dhe rrezikun për sigurinë e personelit diplomatik. Vendimi u bë publik nga vetë përfaqësia amerikane.

Departamenti amerikan i Shtetit ka këshilluar shtetasit amerikanë të shmangin udhëtimet dhe, aty ku është e mundur, të largohen nga zonat me rrezik të lartë, në sfondin e goditjeve të fundit ndaj interesave amerikane.

Goditjet ndaj objekteve amerikane vijnë pasi Izraeli dhe SHBA ndërmorën sulme vdekjeprurëse ndaj objektivave në Iran të shtunën, duke rritur ndjeshëm tensionet. Teherani ka deklaruar se do të vazhdojë të godasë interesat amerikane në rajon si pjesë e kundërpërgjigjes së tij.

Situata mbetet e tensionuar, me masa të shtuara sigurie në përfaqësitë diplomatike amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme.

sh dubai kosnsullata

Lini një Përgjigje