Ky pensionim politik do të ndryshonte rrënjësisht edhe ekuacionin gjeopolitik, duke bërë që partnerët ndërkombëtarë të përballen med një alternativë të re dhe pa ngarkesa historike.
Dilema rreth lidershipit të opozitës dhe ndikimit të tij në fatet e demokracisë shqiptare përbën një nga nyjet më komplekse të diskursit bashkëkohor politik dhe sociologjik në vend.
Prej më shumë se tre javësh, në Sheshin "Skënderbej", Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", para Kryeministrisë dhe nëpër rrugët e Tiranës ka protesta masive popullore, ku pjesëmarrja e gjerë e qytetarëve dhe e diasporës dëshmon për një revoltë organike kundër establishmentit 35-vjeçar dhe sundimit të diktaturës së korrupsionit të Trekëndëshit të Bermudës!
Në këtë referendum qytetar po vërtetohet se opozita e marrë peng nga Sali Berisha është bashkëfajtore me mazhorancën e drejtuar nga Edi Rama!
Rama e Berisha janë bashkë!
Në vitin 2008, ortakët e sundimit i bënë atentat Kushtetutës, asgjësuan votën e lirë dhe konstruktuan republikën e korrupsionit, kundër së cilës protestojnë shqiptarët sot në Shqipëri dhe anembanë botës.
Për të vazhduar sundimin, dy nastradinët bënë aleancën e kullave dhe vulave.
Ata blinduan trinomin e oligarkisë politike të projektuar nga hipotekat e tyre të listave të mbyllura, oligarkisë financiare të prodhuar nga vetë ata dhe krimit të organizuar të kontrolluar prej tyre.
Binomi Rama & Berisha u besatuan kundër drejtësisë së re, konkretisht SPAK-ut dhe GJKKO-së, duke keqpërdorur edhe segmente të tjera të drejtësisë kundër tyre.
Prej dy vitesh, dosja e rekursit për ligjshmërinë e drejtimit të Partisë Demokratike ndodhet në Gjykatën e Lartë, e cila, në një vendim të mëparshëm të saj, kërkonte gjykim në themel, por çuditërisht një trupë gjyqësore e Gjykatës së Apelit nuk e zbatoi vendimin e saj, por doli med një vendim të njëanshëm, i cili rrëzoi krejt hierarkinë gjyqësore elektorale të zgjedhjeve lokale të vitit 2023.
Për shërbimin ndaj Ramës, Berisha mori dhuratë vulën, duke marrë peng Partinë Demokratike dhe opozitarizmin shqiptar.
Këto janë arsyet që, prej më shumë se tre javësh, populli opozitar, duke i marrë armën e fundit të mbijetesës politike Sali Berishës — sheshin — proteston, dhe refreni i plebishitit popullor është:
Rama në burg & Berisha në burg!
Opozitë e shitur!
Pra, populli sheh binomin Rama dhe Berisha personifikim të establishmentit 35-vjeçar.
Ka ardhur koha që republika e korrupsionit të shembet e të rrënohet, të mbyllet epoka e stërgjatur e tranzicionit dhe të konstruktohet një Republikë e Re, pas një reforme të thellë elektorale, duke kthyer institucionin e votës së lirë si gur themeli të saj dhe certifikuar shtetin e së drejtës, me një trupë politike me pushtete të ndara, med një Parlament të personaliteteve me integritet moral dhe profesional, i dalë nga kontrata sociale e sovranit med përfaqësuesit e tij, pas një vetingu të plotë dhe votimit med lista të hapura kombëtare.
Republika e Re të ketë institucione të forta kushtetuese, kryeministër med dy mandate dhe president të zgjedhur nga populli!
T'i japë mbështetje absolute SPAK-ut dhe GJKKO-së për t'i shkuar gjer në fund ndëshkimit të korrupsionit të Aleancës së Kullave dhe Vulave dhe konfiskimit të pasurisë së tyre.
Republikë e Re në aleancë med SHBA-në dhe BE-në!
Por, që të ndodhë kjo, së pari duhet të çlirohet opozita nga pengu.
Sipas mendimit tim, ka dy mënyra:
Vendimi i shpejtë për gjykimin në themel të Gjykatës së Lartë ose dorëheqja e Sali Berishës, që po i shërben si patericë Edi Ramës, për t'i hapur rrugë bashkimit të frontit opozitar për ta larguar Edi Ramën med votë të lirë.
Pyetja nëse largimi vullnetar i ish-kryeministrit Sali Berisha do të shërbente si katalizator për rrëzimin e pushtetit të Edi Ramës ndan analizën akademike në dy rryma mendimi.
Nga njëra anë, rryma e vogël që mbështet qëndrimin e tij në krye të aksionit opozitar bazohet tek interesat e tyre utilitare për një karrige, por fatkeqësisht mbështetjen e tyre e veshin med pragmatizmin e stabilitetit të strukturave brendapartiake.
Sipas këtij këndvështrimi, në një terren politik të kapur nga mazhoranca, ku pushteti përdor mekanizma të skajshëm kontrolli, opozita ka nevojë për një lider med autoritet historik të padiskutueshëm, që të mbajë të bashkuar bazën militante.
Mbështetësit e kësaj teze argumentojnë se një largim i papritur në kulmin e aksionit do të krijonte një vakum të rrezikshëm pushteti dhe luftëra të brendshme fraksioniste, duke e lënë regjimen pa një kundërshtar të fortë e të sprovuar, por e vërteta është se ky kundërshtari i fortë tani është një delfin në prehrin e ortak Ramës.
Mbështetësit e pakët të Berishës përpiqen të stërmunduar ta paraqesin një leje të posaçme të Berishës për udhëtim në SHBA si ndryshim vendimi dhe se gjoja ai nuk mban më statusin non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky grupim e sheh figurën e tij si të rehabilituar përballë presionit të jashtëm dhe si simbol të një qëndrese legjitime, por e vërteta është krejt ndryshe:
Ambasada e SHBA-së në Tiranë nuk kishte ftesë për z. Berisha med rastin e përvjetorit të pavarësisë së SHBA-së, madje as për Edi Ramën, madje nuk pati asnjë urim nga këta të dy për aleatin tonë strategjik.
Rryma e madhe alternative, e cila analizon proceset afatgjata të demokratizimit dhe qarkullimit të elitave, argumenton se dorëheqja e tij do të përbënte një akt të lartë civilizues dhe një kontribut madhor për të ardhmen e vendit.
Në moshën mbi 80-vjeçare, tërheqja e tij nga vija e parë e politikës aktive do të shihej si shërbim ndaj demokracisë dhe parimeve që publikisht ai artikulon e mbron, madje edhe si një gjest i maturisë shtetformuese që institucionalizon opozitarizmin përtej kultit të individit, miteve dhe idhujve.
Për të bërë këtë, duhet që Sali Berisha të çlirohet së pari nga vetvetja, nga narcizmi.
Akti i dorëheqjes së Sali Berishës do të zhbënte menjëherë shtyllën kryesore të propagandës së qeverisë, e cila legjitimon autokracinë e saj, duke e ushqyer mediatikisht med frikën e riciklimit të figurave të tranzicionit të hershëm.
Duke u larguar, ai do të çlironte opozitën dhe "votën gri", të gjitha partitë politike opozitare, intelektualët dhe brezin e ri, të cilët, ndonëse janë të revoltuar med sistemin aktual, stepen të bashkohen med një projekt që perceptohet si i orientuar drejt së shkuarës.
Ky pensionim politik do të ndryshonte rrënjësisht edhe ekuacionin gjeopolitik, duke bërë që partnerët ndërkombëtarë të përballen med një alternativë të re dhe pa ngarkesa historike.
Ky qëndrim përputhet edhe med qasjen e faktorëve gjeopolitikë europianë dhe perëndimorë, të cilët, në llogaritë e tyre rajonale, shpesh kanë preferuar stabilitetin (stabilokracinë) e ofruar nga ekzekutivi aktual përpara pasigurisë, sepse perceptonin një opozitë të lidhur med të shkuarën.
Për sa kohë që partnerët europianë tolerojnë autokracinë e brendshme në këmbim të një stabiliteti gjeopolitik në Ballkan, largimi i liderit historik do t'u hiqte atyre këtë alibi diplomatike, duke u imponuar të rishikojnë mbështetjen e tyre qorre ndaj status-quosë në Tiranë.
Për të shmangur rrezikun e pretenduar të zhbërjes apo përçarjes së opozitës nga ky largim, një zgjidhje konkrete institucionale pas vendimit të Gjykatës së Lartë për ligjshmërinë e lidershipit të PD-së do të ishte thirrja e një Kuvendi Kombëtar të Jashtëzakonshëm.
Lidershipi legjitim të krijojë një format kolegjial për organizimin e një kuvendi që do të shërbejë si platformë tranzicioni dhe si një manifest për një hapje të madhe e strukturore të Partisë Demokratike, duke sanksionuar një model të ri — jo vetëm përfaqësimen e të gjitha rrymave dhe fraksioneve ekzistuese brenda forcës kryesore opozitare, por edhe integrimen e kontributeve të atyre faktorëve që janë larguar apo fragmentuar ndër vite, duke sjellë një riintegrim real të spektrit të djathtë dhe duke garantuar se asnjë grupim apo rrymë historike nuk do të ndihej e përjashtuar. Përmes kësaj formule, kalimi nga udhëheqja monokratike te ajo kolektive, gjithëpërfshirëse dhe federative do të shënonte një hapje të pakthyeshme ndaj mendimit ndryshe med institucionalizim të fraksionit, duke e mbrojtur partinë nga lëkundjet e brendshme dhe duke e kthyer tranzicionin nga një krizë lidershipi në një garanci uniteti dhe bashkimi të plotë për përballjen elektorale.
Në bilancin e këtyre qëndrimeve, brenda shkencave politike dhe opinionit të gjerë qytetar, sot dominojnë qartë argumentet që anojnë pro dorëheqjes dhe reformimit të lidershipit të opozitës, pra pa pritur vendimen e Gjykatës së Lartë, por që procesi të fillojë menjëherë.
Ky dominim buron nga fakti se shëndeti i demokracisë shqiptare nuk mund të kurohet med metodat e vjetra të polarizimit personal.
Energjia madhështore e shesheve dhe ardhja e mijëra emigrantëve dëshmojnë se revolta është për dinjitet, liri, hapje institucionale dhe ndryshim sistemi, jo për mbrojtjen e status-quosë së elitës së vjetër që të ikë Rama e të rikthehet Berisha i tretë, por Katovica të varroset.
Rrjedhimisht, mendimi akademik, ai qytetar dhe ai strategjik konvergojnë në idenë se kalimi i stafetës përmes strukturave të reja kolegjiale është i vetmi mekanizëm që i heq Edi Ramës alibinë e vetme të pushtetit dhe i kthen Shqipërisë shpresën për një rotacion e transformim të vërtetë demokratik.
Berisha, ik që të rrëzohet Edi Rama!
Lini një Përgjigje