TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Mars 2026, 20:13

Kërcënon Teherani: Nuk kemi përdorur ende armët tona më të avancuara

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënon Teherani: Nuk kemi përdorur ende armët tona më
Teherani

Irani deklaroi se është i përgatitur për një konflikt të gjatë me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin dhe se deri tani nuk ka përdorur armët e tij më të avancuara.

Zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Mbrojtjes, gjenerali Reza Talaa-Nik, tha se Teherani ka kapacitetin për të vazhduar një “mbrojtje ofensive” për më gjatë nga sa parashikon kundërshtari, në atë që e cilësoi si “luftë e imponuar”.

Kemi aftësinë të rezistojmë dhe të ndjekim një strategji mbrojtjeje ofensive më gjatë nga sa armiku parashikon për këtë luftë të imponuar,” deklaroi ai, sipas agjencisë shtetërore iraniane Irna.

Gjenerali shtoi se Irani nuk ka ndërmend të përdorë të gjitha armët dhe pajisjet e tij të avancuara në ditët e para të konfliktit. “Nuk kemi ndërmend të përdorim të gjitha armët dhe pajisjet tona të avancuara që në fillim,” theksoi ai.

Deklarata vjen në një moment përshkallëzimi të përplasjeve ushtarake në rajon, ndërsa tensionet mes Teheranit, Uashingtonit dhe Tel Avivit mbeten të larta.

teherani

Lini një Përgjigje