Presidenti amerikan Donald Trump konfirmooi se lufta me Iranin po ndikon drejtpërdrejt në tregjet energjitike, duke paralajmëruar rritje të çmimeve të naftës gjatë periudhës së konfliktit.
Ai theksoi se çmimet do të mbeten të larta për një kohë, për shkak të situatës së tensionuar, por siguroi se pas përfundimit të luftës ato do të bien, madje duke arritur nivele më të ulëta se më parë.
"Njerëzit menduan se ishte diçka që duhej bërë", u thotë ai gazetarëve ndërsa justifikon ndërmarrjen e veprimeve.
"Pra, nëse kemi çmime pak të larta të naftës për pak kohë... sapo kjo të mbarojë, ato çmime do të bien. Unë besoj se do të jenë më të ulëta se më parë", shton Trump.
Deklaratat e Trump vijnë në një moment kur lufta në Lindjen e Mesme ka shtyrë tashmë çmimet e naftës në rritje, mes shqetësimeve për ndërprerje të furnizimit global.
Tregjet janë të ndjeshme veçanërisht ndaj zhvillimeve në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret detare më të rëndësishme për transportin e naftës, ku tensionet dhe kufizimet e trafikut kanë rritur pasigurinë për rrjedhën e furnizimeve.
Analistët paralajmërojnë se çdo përshkallëzim i mëtejshëm i konfliktit mund të ushtrojë presion shtesë mbi çmimet e energjisë në nivel global.
Lini një Përgjigje