TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Qershor 2023, 21:28

Tensionet në veri të Kosovës, Von der Layen: I kërkova Vuçiçit të bëjë gjithçka për tu rikthyer te dialogu

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në veri të Kosovës, Von der Layen: I kërkova

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, ka zbuluar bisedën që ka zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, lidhur me tensionet e ditëve të fundit në veri të Kosovës.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, Von der Layen theksoi se i ka kërkuar Vuçiçit që të bëjë të gjitha përpjekjet për ta përkrahur rikthimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Fola me Presidentin Vuçiç sot për rolin e Serbisë në uljen e tensioneve në veri të Kosovës. I kërkova që të bëjë të gjitha përpjekjet për të mbështetur kthimin në dialogun të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar ajo.

vond der layen vuçiç kosova

Lini një Përgjigje