Presidenti amerikan njofton marrëveshje investimesh me shtetet e Gjirit në vend të tarifës së planifikuar, ndërsa paralajmëron masa të reja kundër Iranit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se administrata e tij ka hequr dorë nga vendosja e tarifës 20% për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit, vetëm pak më shumë se 24 orë pasi e kishte shpallur atë.
Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump tha se vendimi u mor pas "bisedimeve jashtëzakonisht produktive" me udhëheqësit e Lindjes së Mesme dhe se tarifa do të zëvendësohet me marrëveshje tregtare dhe investimesh mes Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Gjirit.
Presidenti amerikan lavdëroi drejtuesit e ushtrisë amerikane, duke përmendur Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, kreun e Shefave të Shtabit Dan Caine dhe komandantin e CENTCOM, admiralin Brad Cooper, për rolin e tyre në garantimin e sigurisë në rajon.
Trump deklaroi se, falë pranisë ushtarake amerikane, Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e hapur për trafikun detar ndërkombëtar, por jo për Iranin.
"Nafta po rrjedh si kurrë më parë falë fuqisë së jashtëzakonshme të ushtrisë amerikane. Për shkak të tyre, Ngushtica e Hormuzit është e hapur për të gjitha anijet, përveç Iranit. Do të vendosim një bllokadë të plotë, por vetëm për anijet që shkojnë ose vijnë nga portet iraniane, ose transportojnë mallra iraniane", shkroi Trump.

Ai akuzoi udhëheqjen iraniane se po e çon vendin drejt "shkatërrimit total", duke e cilësuar atë "gënjeshtare, të dhunshme dhe keqdashëse".
Trump shtoi se, në vend të tarifës 20%, shtetet e Gjirit do të investojnë miliarda dollarë në ekonominë amerikane.
"Kam vendosur ta zëvendësoj tarifën 20% me marrëveshje tregtare dhe investimesh. Këto investime do të jenë gjigante. Fabrika, uzina dhe pajisje do të derdhen në Shtetet e Bashkuara në nivele historike, duke krijuar miliona vende pune me paga të larta për amerikanët. Amerika po fiton sërish", tha ai.
Në fund të deklaratës, presidenti amerikan përsëriti qëndrimin e tij ndaj programit bërthamor iranian.
"Ditët kur Irani vriste qindra mijëra njerëz kanë marrë fund dhe, mbi të gjitha, Irani nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore", shprehet ai.
Njoftimi i Trump shënon një ndryshim të menjëhershëm të politikës së shpallur një ditë më parë për Ngushticën e Hormuzit, duke e zhvendosur fokusin nga tarifa për anijet drejt marrëveshjeve ekonomike me aleatët arabë, ndërsa njëkohësisht paralajmëron masa të reja kufizuese ndaj transportit detar iranian.
Lugat i keq, vetem per pasurine e beri hatane maskarai.
Hahahahahahahaha….. Hahahahahahahaha…. Hahahahahahahaha…. …….. ???????? GUCK YOU GRUMP