TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Korrik 2026, 10:33

Video/ Vrasja e dy ushtarëve në Jordani, Irani publikon pamjet e sulmit ndaj bazës amerikane

Shkruar nga Pamfleti
Video/ Vrasja e dy ushtarëve në Jordani, Irani publikon pamjet e
Pamje nga sulmi

Irani ka publikuar pamje që pretendohet se tregojnë momentin kur raketat balistike godasin bazën ajrore Muwaffaq Salti në Jordani, ku u vranë dy ushtarë amerikanë dhe u plagosën disa të tjerë.

Pas këtij sulmi, Shtetet e Bashkuara njoftuan nisjen e një vale të re bombardimesh kundër Iranit. Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM, deklaroi se operacionet u zhvilluan me urdhër të presidentit Donald Trump.

Sipas CENTCOM-it, sulmet synojnë të dobësojnë aftësinë e Iranit për të kërcënuar lundrimin tregtar në Ngushticën e Hormuzit dhe të godasin drejtpërdrejt Gardën Revolucionare, të cilën Uashingtoni e akuzon për sulmin ndaj personelit amerikan në Jordani.

Mediat iraniane MEHR dhe Tasnim raportuan se bombardimet amerikane goditën zona në Sirik, një qytet-port pranë Ngushticës së Hormuzit. Agjencia shtetërore IRNA njoftoi gjithashtu për sulme pranë Hajxhabadit, në provincën jugore të Hormozganit.

Autoritetet amerikane konfirmuan se dy ushtarë humbën jetën, disa të tjerë u plagosën, ndërsa një ushtarak vijon të rezultojë i zhdukur pas sulmit iranian me raketa dhe dronë.

shba iran lufte

Lini një Përgjigje