Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, urdhëroi të shtunën, më 18 korrik, Komandën Qendrore të SHBA-së (CENTCOM) të intensifikojë operacionet ushtarake kundër Iranit, pasi dy ushtarë amerikanë u vranë gjatë sulmeve iraniane me raketa dhe dronë në Jordani.
Sipas zyrtarëve amerikanë, urdhri u pasua menjëherë nga një valë e re sulmesh ajrore ndaj objektivave iraniane, duke shënuar më shumë se një javë operacionesh të pandërprera ushtarake kundër Teheranit.
Përshkallëzimi erdhi pasi Pentagoni konfirmoi vdekjen e dy ushtarakëve amerikanë dhe bëri të ditur se një tjetër vazhdon të rezultojë i zhdukur pas sulmit iranian në Jordani.
Sipas burimeve zyrtare amerikane, Trump i kërkoi CENTCOM-it të "hapë portat e ferrit" ndaj Iranit, si përgjigje për vrasjen e ushtarëve amerikanë.
Një tjetër zyrtar amerikan deklaroi se operacioni i fundit ushtarak do të ishte "shumë më i gjerë dhe më i fuqishëm se netët e mëparshme", duke sinjalizuar një intensifikim të mëtejshëm të fushatës ushtarake amerikane kundër objektivave iraniane.
Lini një Përgjigje