TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë15 Shkurt 2025, 14:06

Donald Trump: Çdo zyrtar, ose na tregon magjitë si u bë milioner, ose shkon në Ferr!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Donald Trump: Çdo zyrtar, ose na tregon magjitë si u bë
Donald Trump

Nëse në Amerikë do të jenë pak milionerë, dhe asnjë nuk do ta hipnotizojnë ligjin, por do të kthejnë gjënë e vjedhur, në fshatin tonë, thuajse çdo zyrtar e kemi milioner që do të rropatet të mbrojë ç’ka vjedhur e të kërkojë dalje nga mospërputhjet e mospërfilljeve me postulatin “çdo zyrtar, ose na tregon magjitë si u bë milioner, ose shkon në Ferr”.

Tabela e Donald Trump në poligonin e Uashingtonit, është bërë shoshë nga “plumbat” e ca të “çmendurve”, qitës të shkëlqyer në gjithë poligrafitë e paradave të pasanikëve që për fatin tonë, i njohin mirë edhe “sukseset” e diktatorëve të diferencimit të të drejtave njerëzore dhe përfitimit nga djersa e popujve që i donin papagaj.

Meqë kaluam këtej nga pasuritë, e përsërisim se Amerika sot, ka rreth 12 milion milionerë të ligjshëm, por asnjë të tillë që i bëri paratë nga posti politik apo shtetëror.

Në këtë rrafsh të kohëve të arta të Aleks Sorosit që kultivonte hashash me Edi Ramën diku shpatullave të Ballkanit, Elon Musk, ka vendosur të rrafshojë kodrinat e korrupsionit, fillimisht në Amerikë e shpejt edhe në Tiranë.
Në poligonin e Uashintonit, Presidenti Donald Trump, e ka marrë me sportivitet artistik edhe konkurrencën mes të korruptuarve, kush qëllon në shenjë e kush jo.

Pra, është urdhëruar që “çdo zyrtar, ose na tregon magjitë si u bë milioner, ose shkon në Ferr”.
Ndër qitësit amerikanë që njohim ne, janë ish Sekretari i Shtetit Antony Blinken, mik i Edi Ramës, dhe dy ambasadorët e fundit, Donald Lu dhe Yuri Kim, që me pisqollë do të duhet të qëllojnë mbi tabelën e pasurive të tyre.
Në e qëllojnë shenjin mirë, na vjen mirë, në nuk jo, fajtor bëhet ky kryehajduti i fshatit tonë që i joshi ndoshta edhe me paratë e taksave tona e ju zbehu shikimin.

Sa për miliona zyrtarë të tjerë amerikanë, aq na bën, ne që e dimë, se sapo këtej të vijë ambasadori i ri amerikan, do të duhet të kalojnë në sitë edhe milionerët tanë.
Nëse në Amerikë do të jenë pak milionerë, dhe asnjë nuk do ta hipnotizojnë ligjin, por do të kthejnë gjënë e vjedhur, në fshatin tonë, thuajse çdo zyrtar e kemi milioner që do të rropatet të mbrojë ç’ka vjedhur e të kërkojë dalje nga mospërputhjet e mospërfilljeve me postulatin “çdo zyrtar, ose na tregon magjitë si u bë milioner, ose shkon në Ferr”./Pamfleti

donald trump

Lini një Përgjigje

Dosja e zezë