TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë27 Mars 2026, 17:52

Nga krimi te NATO dhe investimet, ambasada e SHBA-së vë në rresht ministrat e Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Nga krimi te NATO dhe investimet, ambasada e SHBA-së vë në rresht

Nancy VanHorn, u ka paraqitur tre fushat ku SHBA-ja kërkon vëmendje të shtuar...

Shtete e Bashkaura të Amerikës kanë vendosur në ‘rresht’ minsitrat e rinj të emëruar nga kryeministri Edi Rama. Ambasada e amerikane në Tiranë ka zhvilluar një seri takimesh me ministrat e qeverisë ‘Rama’, ku u janë parqitur prioritetet kryesore të SHBA-së në Shqipëri.

Pas një pauze të gjatë për arsye reformimi nga administrata Trump, diplomacia amerikane duket se është aktivizuar sërish. Duke anashkaluar deklaratat diploamtike në media, apo postimet në rrjetet sociale, SHBA ka vendosur që mesazhin t’ua japë drejtpërdrejtë minsitrave, për të mos i lënë të ‘livadhisin’, siç kanë bërë për gati 1 vit e gjysmë. Kjo punë i'u la në dorë të ngarkuarës me Punë Nancy VanHorn, e cila u ka paraqitur ministrave tre fushat ku SHBA-ja kërkon vëmëndje të shtuar.

Mesazhi i parë i SHBA-së i përcjellë nga VanHorn te misnitrat e tanë, ishte një goditje e hapur ndaj krimit të organizuar. VanHorn u'a ka bërë të qartë minsitrave të Ramës, se Shtetet e Bashkuara kanë në krye të agjendës së tyre luftën kundër krimit të organizuar dhe eliminimin e grupeve kriminale.

Mesazhi i dytë i SHBA-së bën fjalë për investimet dhe kompanitë amerikane që operojnë në vendin tonë, të cilat kanë hasur vështirësi në disa raste. Mjafton të përmendim rastin e Portit në Porto Romano, i cili u tentua t’i jepje një kompanie me lidhje ruse, gjë që u kundërshtua nga SHBA.

Në këtë kuadër, SHBA-ja ka kërkuar nevojën për krijimin e kushteve të drejta për kompanitë amerikane që operojnë në Shqipëri. Kjo përfshin transparencë, konkurrencë të ndershme dhe garanci ligjore për investitorët

Një tjetër fokus i rëndësishëm është ai i angazhimit në kuadër të NATO-s, ku SHBA kërkon që aleatët, përfshirë Shqipërinë, të respektojnë detyrimet për shpenzimet në mbrojtje. 

Ky mesazh i fuqishëm i SHBA-së tregon se diploamcia amerikane ka hyrë tashmë në epokën Trump. Nuk ka metafora, nuk ka mesazhe të koduara apo gjuhë politikisht korrekte. Diplomacia ‘alla’ Trump do të thotë t’i thuash gjërat troç. 

“Gjatë javëve të fundit, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi takime me ministrat e emëruar së fundmi në detyra të reja; Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, Ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës Enea Karakaçi, Ministrin e Drejtësisë Toni Gogu, Ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari, si dhe Ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Erjona Ismaili.

Znj. VanHorn ritheksoi përkushtimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në zbatimin e agjendës së Shtëpisë së Bardhë të Trump: eliminimin e plotë të karteleve të krimit të organizuar, bindjen e aleatëve të NATO-s për të respektuar angazhimin e tyre të Hagës për shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane që bëjnë biznes në Shqipëri. Ne vazhdojmë të punojmë me partnerë në të gjitha ministritë dhe institucionet që ndajnë angazhimin tonë për dhënien e rezultateve si për amerikanët, ashtu edhe për shqiptarët”, shkruan ambasada e SHBA-së.

 

1 Komente

  1. S
    SKAVICA HEC FAQE-2

    Në ekonomi, Shqipëria është një nëngrup i BE-së dhe po zbaton standardet e saj për klimën e biznesit. Kjo është arsyeja pse ka investitorë nga e gjithë BE-ja dhe ata janë të kënaqur. Shqipëria nuk mund të krijojë 2 mjedise të ndryshme biznesi. Çfarë i pengon investitorët amerikanë? Asgjë! Krijimi i avantazheve të veçanta për investitorët amerikanë do të shtrembërojë barazinë dhe konkurrencën. Nancy! mendoj se kjo lidhet me bizneset amerikane. Me këtë veprim dhe deklaratë ti shënon një vetë-gol dhe miraton që AMCHAM është vetëm një "Tabela", jo investitorë të vërtetë. Ku është BECHTEL per kaskada e Drinit?

    Lini një Përgjigje