TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi21 Maj 2026, 11:36

Bordi i Transparencës ul sërish çmimin e naftës, sa do të tregtohen karburantet në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti
Bordi i Transparencës ul sërish çmimin e naftës, sa do
Nafta

Çmimet e përcaktuara sot nga Bordi i Transparencës do të hyjnë në fuqi prej orës 13:00 të ditës së sotme...

Bordi i Transparencës ka ulur sërish çmimin e karburanteve në tregun shqiptar. Sipas vendimit të fundit, çmimi i naftës është ulur me 5 lekë, çka do të thotë se krahasuar me një ditë më parë, ajo do të shitet jo më shumë se 197 lekë për litër.

Ndërkohë për benzinën ulja është me dy lekë, çka do të thotë se ajo do të shitet jo më shumë se 186 lekë për litër. Brenda 24 orëve të fundit, Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë dy herë çmimet e karburanteve, duke bërë që në total ato të bien me 8 lekë për naftën dhe 3 lekë për benzinën.

Çmimet e përcaktuara sot nga Bordi i Transparencës do të hyjnë në fuqi prej orës 13:00 të ditës së sotme.

Vendimi i Bordit

Bordi i Transparencës në datë 21 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 186 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 174 lekë/litër.

????️Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 21 ora 13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

????Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

????️ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

 

 

nafta karburante cmime

Lini një Përgjigje