TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi 3 Maj 2026, 09:49

Marrëveshja 6 mld dollarë për gazin me SHBA dhe Greqinë, Rama: Fitojmë pavarësinë energjetike

Shkruar nga Pamfleti
Marrëveshja 6 mld dollarë për gazin me SHBA dhe Greqinë,
Edi Rama

Nga Berlini ku ndodhet për hapjen e një ekzpozite, Kryeministri Edi Rama njoftoi udhëtimin drejt Yerevanit (Armeni) për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian.

Në podcastin e përjavshëm, Kryeministri Edi Rama u ndal te marrëveshja e nënshkruar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Greqinë për furnizimin e Shqipërisë me gaz të lëngshëm për 20 vite duke çuar dhe në pavarësi enrgjetike. Projekti në fjalë kap vlerën e 6 mld dollarëve dhe Rama njoftoi se pas investimeve të domosdoshme, TEC i Vlorë do të punojë edhe me gaz.

“Ishte kjo një javë ku hodhëm një tjetër hap të rëndësishëm për sigurinë dhe pavarësinë tonë energjetike. Nënshkruam një marrëveshje strategjike bashkëpunimi për zhvillimin e Qendrës Energjetike të Vlorës dhe furnizimin me gaz të lëngshëm natyror të Shqipërisë, në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas investimit domethënës për plotësimin dhe transformimin e TEC-it të Vlorës, një strukturë e cila ka nevojë të plotësohet me komponent tjetër, por që ishte ndërtuar të punonte me naftë dhe do të punojë në fakt me gaz, Shqipëria do të furnizohet me gazin e lëngshëm amerikan për një periudhë 20 vjeçare dhe përmes TEC-it të Vlorës do të prodhojë energji elektrike, duke krijuar një bazë të qëndrueshme për portofolin e diversifikuar të sovranitetit të saj energjetik.

Bashkë me këtë burim energjie do të rritet ndjeshëm edhe volumi i investimeve të reja, si edhe kapaciteti i Shqipërisë për të ushqyer me energji qendrat kompjuterike të të dhënave apo programet e inteligjencës artificiale, që do të përcaktojnë dekadën e ardhshme.

Vlora do të kthehet kësisoj në një nyje të rëndësishme, qoftë për shfrytëzimin, por qoftë edhe për eksportin e gazit përmes Tap-it, sepse pjesë e kësaj marrëveshje është dhe investimi për lidhjen me tubacion të Vlorës me Fierin ku ndodhet dhe gazsjellësi Transadriatik”, tha Rama.

edi rama marreveshja gaz

2 Komente

  1. T
    Tony

    Kujt ia dhe dhenderrit cifut te Trampit e Micotaqit te Greqise!? He me tu thafte dora qe firmos skllaverine e Shqiperise. Dikur thonin do endesh si cifuti ne shkretetire tani, do endesh si Shqiptaret neper bote.

    1. T
      Tony

      Mos i perktheni keq ato që shkruajme se degjeneroni kuptimin. Ne se janë perkthyesit karafila tjeter gje e ne se perdorni AI tjeter gje.

      Lini një Përgjigje