
Të mos dëshmosh asnjë dhemshuri kur dëmton në mënyrë të pakthyeshme mijëra të tjerë, dhe pastaj kur rrezikohesh për vete të provosh ndjeshmërinë uluritëse të nervit të dhëmbit të thyer, t'i thuash përbindësh i bën kompliment.
Tomorri, Korabi, Nëmërçka, Adriatiku, Joni, bashkë me lumenjtë dhe përrenjtë, plus pellgjet dhe liqeret, qiellin, retë, tokën, nëntokën, të gjithë bashkë s'bëjnë sa rrenat dhe hajdutllëqet e këtij përbindëshi dalë nga mitra e përgjakur e mungesës totale të Moralit, ligësisë dhe poshtërsisë së pafundme.
Dikush që u ulëret, bërtet, dërdëllit shqiptarëve rrëzë veshit vetëm rrena kolosale dhe sajesa faraonike për suksese madhështore dhe fitore imagjinare, nuk mund të jetë asgjë tjetër përpos një përbindësh.
Çfarë më tepër apo më pak se përbindësh i frikshëm mund të jetë një i dalë nga mentë e kokës që pasi i duket se ka shpikur rrotën duke zvogëluar partinë dhe fryrë veten, në krye "zgjedh" pasqyrën ?
I zhytur dhe i mbytur nëpër gjiriza fjalësh, labirinte nënkuptimesh, moçale hilesh, humbur pa nam e nishan brenda pyllit plot shkurre të retorikave boshe me fjalor të thatë, gjuhë të drunjtë, logjikë të vdekur, çfarë tjetër mund të jetë ky lugat nëse jo përbindësh?
Të mos dëshmosh asnjë dhemshuri kur dëmton në mënyrë të pakthyeshme mijëra të tjerë, dhe pastaj kur rrezikohesh për vete të provosh ndjeshmërinë uluritëse të nervit të dhëmbit të thyer, t'i thuash përbindësh i bën kompliment.
Fjalimet halucinante, foltoret surreale, batutat bajate, gjestet gjoja spontane të studjuara para pasqyrës, lëvritja e pa kontrolluar e nervave, dhe të tjera monstruozitete që rrëmbejnë vëmendjen e pak injorantëve dhe largojnë shumicën normale, e bëjnë qesharak, gaztor deri diku, orator kurrë, përbindësh me siguri.
I paudhi në fjalë kujton se doboçlliku të bën të pushtetshëm, thashethemet e bëjnë të squt, intrigat të ditur, hajdutlliku të pasur. Gabohet. Të gjitha janë shtrati ku dremit, kollitet, vjell gjak, përbindëshi i lindur, tashmë në hjekë.
Të kesh vjedhur vetë miliarda dhe të llapësh pafund për tjetrin duke shkuar me shpresë se do të mirëkuptojnë, do të besojnë, se do ua hedhësh. Vazhdo-vazhdo, se më shkrive së qeshuri o dreq i sëmurë i pashërueshëm.
Ke gjithë jetën që helmon shqiptarët me manipulimet e Sigurimit dhe nomenklaturës duke përgojuar mijëra njerëz normalë për të vetmen arsye se s'duan të hedhin vallen tënde makabre o përbindësh. Pra je dora e zgjatur e Sigurimit, dhe me paturpësi ekstreme e quan veten demokrat. Rri urtë. Me të qujt përbindësh e ke pak.
Të bërtasësh e ulurasësh pa u ndalur e pa u lodhur me hov komunist, vendosmëri bolshevike, vrull revolucionar, si në mbledhjen e partisë për cilindo që të duket se po të futet në hisen e hajdutllëkut, kur luftoje me armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm si Don Kishoti me mullinjtë e erës, ndoshta je ndonjë gjë tjetër, por mua më dukesh përbindësh.
Sot pas 30 e kusur vjetësh të mbash rrotull vetes pinjojt e Sigurimit, të Zërit të popullit, të nomenklaturës, çfarë duhet tjetër për të qënë një përbindësh i përgjakur ?
Zoti përbindësh, je në stad të ulët të evolucionit. Je në epokën e mishit që hahet i papjekur. Të duhen miljona vjet të dalësh nga shpella të mësosh Abetaren e qytetërimit.
Copat e mishit të thonë je i squt, i shkathët, je i fuqishëm. Në fakt, edhe majmuni i xhunglës është i squt, i shkathët, i fuqishëm. Por është gorillë.
Vodhe dhe vetëm vodhe. Asgjë tjetër s'bëre o Përbindësh i përsosur i neveritshëm.
S'do ment se këto që po të them nuk i beson. S'je kot Përbindësh.
Poshtërsitë, turpet, krimet e tua, do i shkaktonin lotë edhe gurit, edhe drurit, edhe varrit, o përbindësh. Por ti as skuqesh as zverdhesh për rrenat dhe dreqnitë e pafundme, që s'ka metër që i mat, as kandar që i peshon, o përbindësh faqezi që s'ngopesh kurrë me gjak.
Do vuajnë shqiptarët edhe pas ikjes tënde o përbindësh. Duhet të kalojnë vite derisa ti të harrohesh dhe të fillojnë të jetojnë normalisht pa ty mbi krye o përbindësh. Do durojnë. Vjeshta fillon me vranësira dhe shira, por është plot me fruta.
Mos me ta hëngër hakun, një meritë e ke: Gjëmat, fatkeqësitë, dreqnitë e tua, nuk janë të vogla, mediokre. Janë si i kanë hije një përbindëshi si ty, gjithpërfshirëse, katastrofike, kataklizmike.
Mos të rrejë mendja se rrenacak, hajdut, llafazan, xhambaz, pazarxhi, të bënë punët e shumta, sakrificat, vështirësitë. Gjithmonë ke qënë i neveritshëm dhe i tepërt si një copë mishi e kalbur që kasapi ia hodhi qënit.
Hey,Or Yp,nuk je mire me duket!? Shko vizitohu bre se ke alucinacione.Mos te ka ndryshu perberja anatomike e trurit ,bre!? A ke me BAGLA te mbetura ne fut,te pa nxjerra?? Nxirri bre se do te zihet fryma,hahaha…. URREJTJE PATOLOGJIKE. Hahahaha….
shqiptaret investigatore exellent te kodit moralit ne shoqeri ,.....por nderkohe askush nuk lufton te keqen ,........sepse ne gen ka ligesinë , si nuk u mor shembull nje politikan ose qeveritar i moralshem , si nuk lavderuan as edhe nji ,kjo ndodh sepse jemi shoqeri perverse e ligë ne gen , ...se ndryshe do reflektohej ne ditet e sotme ,nje mirësi , një vllazëri, nje e drejte ,por vetem negativitet ,hajdutllek , ligesi ,prandaj edhe ypi e sorrollopi i analisyave sa do bukur te shkruajne mbeten don kishotër, libri me i lexuar ne botë?
me ke pelqy sa here pe satiren dhe mesazhin tende sot e ke dhi Ke henge dhe ti nje luge corbe te prishur e do vjelles gjithe Jeten
Ore mire ka bere qe i ka shkruar, po shume paska duruar! Gjithsesi populli nuk harron prandaj po behen sh prokurore e gjykates se do vijojne serite SPAK 2 3 4 e forever si Batman Forever. Ku nuk verteton te ardhurat per pasurine ne kohen X te konfiskohet, ndryshe do rregullojn me zarfa magjistratet
Mir ja bën këtij populli debil që nuk ngrihet ti tregojë vëndin.Kemi 30 vjet që dëgjojmë vetëm dërdëllitje nga të sëmurë mendorë si puna jote.
Shume pershkrim i drejte Z. Ypi. E kuptoj shume mire revolten tuaj, sepse PERBINDESH, MOSTRA, BERISHOVIC, pasi shkaterroj gjithecka ne kete vend per interesat e SERBIT E GREKUT, kjo PROSTITUTE POLITIKE, po shkaterron edhe PD. Skulptura, e paraqet me mire, ku bijen ne pah, NOCKA me VOKSHIN, i pari duke i pastruar kepucet dhe Vokshi, zonen koqeve. Z. Ypi, QELBASIRA, ndoshta nuk i ka bere mire llogarite . Po e rrit presionin dhe kur te shpertheje tenxherja, po qe gjalle haleja, do perfundoj shume keq, por sidomos familja.