Kush merr pushtetin nuk zbret më që andej veçse nëse e flakin si në avionin në flakë pilotin! Rrotacion as bëhet fjalë!
Lavdoshat
Pse historia e Shqipërisë i transformon liderat nga premtues të lirisë në autokratë, në rastin më të mirë autoritarë, në rastin më të keq, në diktatorë?
Çfarë çështjeje është kjo? E historisë apo e filozofisë, e sociologjisë, e shkencave politike? Apo e të gjithave bashkë? Nëse nuk mendojmë për këto pyetje, dhe s’kemi përgjigje si mund të analizojmë të përditshmen, ku ta gjejmë atë që quhet “framing” i lajmit? Ku ta gjejmë kuadrin logjik të një eseje apo të një tregimi, po të një romani?
Pse i nxjerr jashtë liderat demokratë historia e Shqipërisë? Si nxjerr pilotin një avion që merr flakë? Pse diktatorët në Shqipëri psikologjikisht shpjegohen? Sepse janë të çmendur? Psikopatë? Kush në botë diktatorët i ka quajtur kështu veç naivëve!
Shkruajti Sami Frashëri për një Shqipëri me modelin politik të Zvicrës, kush ja vërshëlleu ? Askush!
Erdhi Ismail Beu me idenë e një republike si model qeverisjeje, brenda një viti e gjysmë u detyrua të japë dorëheqjen! Ik o lipsu i thanë! Nuk je për gjë ti!
Erdhi Ahmeti si President, brenda disa viteve e shpalli veten mbret, pa gëk e mëk, mori kurorën drejt e në kokë! Jam Skënderbeu ! – tha! Mua më takon!
I thanë, o bëhu Mbret dhe na mblidh rrypat, o ik me të tjerët!
Erdhi Enveri – me këshilla nacionalçlirimtare e me sekretarë, sekretar e quante veten, por vet Zot vetë Shkop, gëk mëk të tjerët.
Si sekretar do e kishin hedhur në kosh disa herë, dikush në vesh i pëshpëriti, o Stalin, o ik në dreq!
Më në fund erdhi Demokracia! Lëre mos e nga! Çdo parti, e madhe apo e vogël ka në krye një që iu hipën të tjerëve dhe nuk zbret më nga froni!
Kush merr pushtetin nuk zbret më që andej veçse nëse e flakin si në avionin në flakë pilotin! Rrotacion as bëhet fjalë!
Ja pra si historia jonë flak dhe dështon demokratët, dhe mban autoritarizmin personal, në të gjitha nivelet, kurdo.
Ka naivë që e shpjegojnë me kulturën e kombit. Thonë edhe shprehjen idiote që një e dreq e di se ku e kanë gjetur, sikur një komb ka qeverisjen që meriton. T’i pyesësh ku e keni lexuar, s’ta thotë njeri!
E shkruante bukur Emil Dyrkheimi, kjo shprehje e barazon popullin me shtetin? Atëhere pse ekziston shteti?
Nisin prijësa dhe bëhen lavdosha!
Nëse nuk mendojmë këtë, atëhere çfarë mendojmë?
Sindroma e te pushtuarit . Kur nje popull ne historine e tij kalon nga nje pushtues ne tjetrin sheh tek shteti jo nje perfaqesues apo nje administrator i te mires se perbashket por pushtuesin e rradhes . Kjo e ben qe pervoja historike ne vend qe te kerkoje te drejten e tij , t' a ktheje ne indeferent " nuk kam çfare kerkoj pasi ky eshte i huaj (pushtetari i rradhes) nga unë". Po ashtu edhe po te kishte ndonje pushtetar idealist kur ne momenti qe ben ne kete popull qe nuk kerkon te drejtat e tij ben ne te njejtin kurth po pse per kete popull do te luftoje qe nuk di te mbroje veten e qe me sheh si te huaj . Nga ana tjeter nga pushtimi i gjate çdo individ per te mbijetuar ndoshta ka mesuar te shoh te miren e vet personale te ndare nga e mira e perbashket pra nuk jemi nje popull por bashkesi individesh. Ata qe sotto jane mire i tregojne atyre qe jane me keq qe ti è ke rradhen per te kundershtuar dhe nuk behen bashke due mos e kuptuar qe nere dikush prek te derejten e dikujt eshte çeshtje kohe qe ajo e drejte te vi e te te cenohet dhe ty . Por edhe kjo vjen nga mentre se. Si è sheh shtetin jo si nje institucion qe eshte i yti dhe trupezimi i nje marreveshjeje qe çdo individ ka me te afermin e tij ( pjesè e te njejtit populli ) por si diçka e huaj pushtuse . Dhe nga ana tjeter komunizmi ka ç 'bere lidhjen konkrete te nje individi me atdheun e tij se pari duke sulmuar fene pra dobesuar lidhjen reale te individ me familjen e tij e me tej me fisin dhe identitetin e tij si shqiptar dhe se dyti me ane te çpronesimit due shkeputur lidhjen e tij me token praticamente me atdheun . Praticamente kush ne nje mentre apro tjeter vonon apo pengon keta di realmente te zone vendin e duhur ne jeten e gjithsescilit ben te njejten pure si te pushuesit .