TAGS-AT E JAVËS

Forum10 Shkurt 2026, 15:37

Kryeministri që i duket vetja mbret!

Shkruar nga Arben Malaj
Kryeministri që i duket vetja mbret!
Rama mbret

Rama duhet të ndalë mitizimin e tij si i dërguar i Zotit, sepse në realitet po konsolidon një autokraci mbretërore...

“Miku im i çmuar”?!! (Deklarata për Antonio Costa-n) KM duhet ta kuptojë një herë e mirë se nuk mund të privatizojë miqësitë që i ofrohen vetëm për shkak të mandatit politik.

Këtë do ta mësojë sapo të mos jetë më Kryeministër: shumica dërrmuese e atyre që sot i rrinë pranë do t’i kthejnë shpinën.

Do të mbeten vetëm ata që ju ka shërbyer për ti bërë oligarkë, edhe ata, vendas apo të huaj, që kanë fituar qindra milionë euro nga kontrata pa garë, pa transparencë dhe me çmime shumëfish më të larta se tregu.

Të tjerët do të qeshin me narcizmin e tij dhe me pangopësinë për pushtet absolut – politik dhe ekonomik.

“Rroftë mbreti, poshtë mbreti.” Shqipëria nuk ka pasur një mbretëri shekullore; ka njohur vetëm mbretëri të vetëshpallura.

Pushteti absolut nuk trashëgohet dhe nuk justifikohet.

Dikush duhet ta ndihmojë Ramën të bëjë një ndarje elementare:

Të ndajë individin Rama, me gjithë veset e tij (ç) njerëzore,

Nga Kryeministri Rama, i cili shfaq një pangopësi gjithnjë e më të rrezikshme për pushtet dhe kontroll total.

Kjo ndarje bëhet e domosdoshme edhe kur ai pretendon se po pasurohet duke shitur piktura apo duke hapur ekspozita “ndërkombëtare”, të financuara nga kompani apo individë.

Të cilët njëkohësisht përfitojnë nga pushteti i tij politik.

"Kujdes nga drekat falas"!!! Pas tyre qëndron gjithnjë një interes për një përfitim korruptiv.

Duke qenë Kryeministër, të ardhurat nga shitjet e veprave shkojnë vetëm për bamirësi.

Këtë e përcakton qartë Kodi Etik dhe Konflikti I Interesave, në legjislacionet e vendeve dhe institucioneve me demokraci funksionale.

Ndalimi i të ardhurave personale veç atyre të lidhura vetëm me funksionin publik, nuk mjafton të thuhet: duhet të provohet, të auditohet dhe të jetë plotësisht transparente.

Ndërkohë, Rama duhet të ndalë mitizimin e tij si i dërguar i Zotit, sepse në realitet po konsolidon një autokraci mbretërore.

Indekset ndërkombëtare te rritjes se korrupsionit dhe kapjes se shtetit, presioni partiak mbi gjyqësorin, cenimi i lirisë së medias, 140.000 dosje që vjedhin pronarët e tokave dhe favorizojnë kullat dhe paratë kriminale - janë metastazat vdekjeprurëse të demokracisë, lirisë dhe barazisë së mundësive.

Berisha nuk meriton asnjë ditë pushtet.

Por as pushteti i kalbëzuar i disa "rilindasve" po ashtu nuk meriton asnjë ditë më shume me pushtet.

Shqiptaret nuk meritojnë të imponohem për te zgjedhur te keqen më të vogël, aq me shumë që të dy të keqet janë të keqet më të mëdha të tranziconit tonë të vuajtur.

 

malaj ram mbre

6 Komente

  1. v
    vlonjatasi

    Po ja qe po i privatizon or Ben. Te huajt bredhin pas interesave e perfitimeve me shume se drejtesise. Pastaj, ata tashme e dine se Shqiperia ka edhe vajza te bukura. Dhe ka nga ato qe ju jane dhene edhe poste me vlere qe te "jene te gateshme" kur tu kerkoje padroni qe sic ngrejne duart per te brohoritur te ngrejne dhe kembet per mirseardhje ndaj atyre miqve nga jashte. Ja pra si behen gjerat, pasi keshtu edhe "do futemi" ne BE.

    1. F
      F

      Ben Malaj ke folur si duhet. Kemi nevoje per ty.

      1. e
        edi

        ngrini popullin 24 ne 24 ne rruge qe te zhduken !!!!!!!!!!

        1. q
          qytetari

          O kusho, shkrim me vend. Je intelektual profesionist, qe ne kete moment shqiperia ka shume nevoje per ty dhe koleget e tu gjithashtu profesionist, si psh Z. Memisha i bankes se shqiperise, kushoja tjeter.

          1. E
            Enid Zoto

            Bravo Ben!!!!

            1. Q
              Qeveri pa Ramen

              Arben Malaj eshte KM I qeverise socialiste transitive, Irena Beqiraj, zv.KM. Asnje kellire rilindore....xhafare, ne qeverine tranzitive

              Lini një Përgjigje